Kordinator Regjional për sigurime – Ferizaj
Skaduar
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.
Ferizaj
Te tjera
Përshkrimi

Kompania e Sigurimeve

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA SH.A.

shpall

KONKURS PUNE

Titulli: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj

Detyrat kryesore:

  • Kryen menaxhimin e përgjithshëm të degës;
  • Arritja e objektivave te shitjes, I përcaktuar nga Drejtoria Qendrore.
  • Planifikon, monitoron, kontrollon të gjitha operacionet dhe procedurat e shitjeve të kontratave të sigurimit;
  • Përgatitja e ofertave në baza ditore për klient individual dhe biznese për produktet e sigurimit;
  • Siguron zbatimin dhe implementimin e udhëzimeve për marrjen në sigurim me qëllim të realizimit të shitjeve dhe plotësimin e dokumentacionit për çdo policë sigurimi;
  • Mbledh primet, identifikon debitorët dhe mban evidenca të sakta lidhur me këto;
  • Prezanton dhe promovon shitjen e produkteve të SIGAL UNIQA në fushata dhe organizime të ndryshme;
  • Mbikëqyrë dhe informon çdo muaj Drejtorinë e Përgjithshme për veprimet e konkurrenteve në tregun e vendit;
  • Organizon dhe rregullon marrëdhëniet me klientë, bizneset private, institucionet publike dhe shoqatat;
  • Organizon periodikisht trajnime për stafin nën varësi e në bashkëpunim me Drejtorinë qendrore;
  • Përgatitja e barazimeve javore, mujore dhe raportimi i tyre dhe kordinimi me Drejtorinë e Përgjithshme;
  • Përgjigjet para Drejtorisë së Përgjithshme në lidhje me realizimin e objektivave të degës.
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së punëdhënësit në përputhje me udhëzimet dhe procedurat e kompanisë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi;

Vendi i punës: Dega Ferizaj

Kandidatët/et duhet të plotësojnë këto kushte të veçanta:

  • Përgatitja e lartë arsimore (diplomë universitare)
  • Përvojë pune mbi 5 vite, në lëmine profesionale, (preferohet përvoje menaxheriale)
  • Njohje e shkëlqyeshme e komunikimit në gjuhën angleze;

Të gjithë kandidatët/et duhet të plotësojnë edhe këto kushte të përgjithshme:

  • Të kenë aftësi të mira komunikimi,
  • Të jenë të aftë për punë në ekip dhe për punë në terren;
  • Të jenë kreativ, i motivuar dhe bashkëpunues.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • CV me fotografi,
  • Diploma, certifikime dhe trajnime relevante,
  • Dëshmi mbi përvojën e punës,
  • Letër motivimi;
  • Referenca nga punëdhënësi paraprak ose aktual.

Të gjitha aplikacionet për punësim pranohen vetëm përmes adresës elektronike: [email protected] dhe në subjekt të shkruhet: “Aplikim për pozitën: Kordinator Regjional për sigurime – Dega Ferizaj

Konkursi është i hapur deri me datën 05.04.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë të ngushtë në bazë të CV do të ftohen në intervistë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6931
173
1526
6545