Inxhinier të makinerisë (2)
  • +383 45 810 380
2 ditë
Elnor Sh.p.k
Prishtinë
Inxhinieri
Përshkrimi

‘’ELNOR SH.P. K” kompani e specializuar në prodhimin e produkteve nga druri e cila veçohet me produkte unike dhe shërbim cilësor ka kënaqësinë të ofroj mundësi punësimi afatëgjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim individual për kandidatet ambicioz dhe të përkushtuar.

Ofrojm 2 vende të lira pune:

  • Inxhinier të makinerisë në fabrikë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Aftësi për të përgatitur dhe përdorur makinat CNC, me anë të së cilave kryen detyra si shpuarja, prerja, gavrime dhe të tjera funksione.
  • Shkathësi në punë mekanike dhe njohje të kompjuterëve.
  • Aftësi për të lexuar vizatime dhe skica në mënyrë që të kuptohen plotësisht kërkesat.
  • Përcaktimi i matjeve dhe llogaritja e madhësisë dhe sasisë së materialit të nevojshëm për një projekt të caktuar.
  • Aftësi për të përkthyer udhëzimet në komandat kompjuterike në mënyrë që makina të realizoj dhe përfundoj funksionin e duhur.
  • Njohuri në mbikëqyrjen e makinave derisa ato janë duke kryer detyrat dhe ndërhyrjen për çdo rregullim të nevojshëm për të prodhuar një rezultat përfundimtar sa më të mire.
  • Mban shënimet dhe raportet mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe bën raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.

Kualifikimet e kerkuara:

  • Aftësi të shkëlqyeshme funksionale dhe teknike.
  • Aftësi për të lexuar vizatimet teknike.
  • E preferueshme diploma universitare, dega inxhinieri mekanike / mekatronike.
  • Përvojë pune në CNC makineri te drurit.
  • Të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi.
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Benefitet shtesë:

  • Ofrojm vend pune me standarde të larta profesionale dhe teknologji të avancuar.
  • Kontratë pune afatgjate.
  • Mundësi aftësimi profesional.
  • Ambient miqësor pune.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mosha e preferuar: 25 - 45 vjeçar.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: [email protected] apo të lajmerohen në këtë numër kontaktues: +383 49 467 819.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6943
175
1528
6547