Ftesë për Tender “Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS
Skaduar
AQH Project
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

RITENDERIM

Ftesë për Tender

Referencë: ITT/AQH-IHS/2024/001

OJQ Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove, është duke zbatuar në Kosovë dy projekte: "Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) dhe “Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS) për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të popullatës përmes kërkimeve te avancuara, shërbimeve dhe trajnimeve në Kosovë”

OJQ Swiss Tropical and Public Health Institute (Swiss TPH), zyrja ne Kosove me anë të këtij njoftimi fton kompanitë legale të interesuara për ofrimin e shërbimeve të përkthimt, që të dorëzojnë ofertat e tyre në përputhje me kushtet dhe specifikacionin e detajuar në dokumentacionin e tenderit. Projekti synon kontraktimin e maksimum dy kompanive legale për lidhjen e kontratës kornizë lidhur me:

“Shërbime të përkthimit për Projektet AQH dhe IHS”

Kompanitë e interesuara për aplikim mund ta paraqesin kerkesen per marrje te dosjes se tenderit, cdo dite pune prej ores: 8:30-16:30, duke kontaktuar zyrën e AQH Projektit në Kosovë, permes e-mail adreses: [email protected] e ku pervec kerkeses duhet te paraqesin edhe te dhenat e kompanise si: emrin e kompanise dhe numrin unik identifikues. Afati i fundit deri kur Operatoret Ekonomik mund ta kerkojne dosjen e tenderit eshte data: 24.04.2024 ne ora 16:30. Pas pranimit te kërkeses, dokumentacioni do t`ju dërgohet kompanive përmes emailit. Të gjitha detajet e nevojëshme për aplikim i gjeni në dosjen e tenderit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 25.04.2024 në ora 11:00 am, adresa: Rr. Tirana, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, banesa nr. 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë. Ofertat duhet të dorëzohen ne formatin si vijon: 1 Origjinal + 1 kopje fizike e ofertës si dhe 1 USB apo CD- (forma elektronike e cila duhet ta permbaje te gjithe dokumentacionin e ofertuar nga OE) dhe se bashku duhet të dorëzohen në një zarf te vetëm te mbyllur. Oferta duhet drejtuar per AQH/IHS Projektet dhe ne zarf duhet të shenohet: “Sherbime te perkthimit per Projektet AQH dhe IHS”, dhe numri i references: “Ritenderim-ITT/ AQH-IHS/2024/001”.

Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni AQH Projektin në email adresën si më poshtë:
[email protected]

OJQ Swiss TPH, zyrja ne Kosove AQH dhe IHS Projektet

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6953
162
1530
6554