Ftesë për ofertë për rrënimin e Objekteve në Magure
Skaduar
Advancing Together - AT
Lipjan Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

SHPALLJE

DATA: [05/04/2024]

FTESË PËR OFERTË: Nr i TENDERIT ITB/2024/01 PËR RRËNIMIN E OBJEKTEVE NË MAGURE

DATA DHE KOHA E MBYLLJES: 26/04/2024– ora 15:00 CET

INFORMACIONE BAZË

Advancing Together (AT) është themeluar me qëllim të krijimit të një mjedisi stabil në Kosovë për integrimin e komuniteteve përmes përkrahjes avokuese dhe zhvillimore; promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e të gjitha komuniteteve në proceset integruese lokale, rajonale dhe Evropiane.

Advancing Together (AT) bazohet në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe promovon vlerat e barazisë, përfshirjes, diversitetit, dialogut dhe solidaritetit. Ai promovon drejtësinë sociale dhe përfshirjen dhe zhvillimin socio-ekonomik për të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, fetare, gjinore ose sociale. Për më shumë informacion mbi AT, mandatin dhe funksionimin e tij, ju lutemi vizitonifaqenhttps://advancing-together.org/.

1. KËRKESA:

AT fton ofruesit e kualifikuar të shërbimeve të bëjnë një ofertë të sigurtë për krijimin e Marrëveshjes Kornizëpër rrënimin e dy objektevenë Magure - Lipjan.

2.1. DOKUMENTET E TENDERIT

Anekset e mëposhtme janë pjesë përbërësee kësaj ftese për ofertë:

Shtojca A: Termat e Referencës (TOR) Shtojca B: Formulari i Ofertës Teknike Shtojca C: Formulari i Ofertës Financiare

2.2 NJOFTIM

Do të ishim mirënjohës nëse na shkruanipër të ndarë me ju anekset e mësipërme në emailin e dhënë: [email protected]:

E RËNDËSISHME:
Dështimi për të dërguar informacionin e kërkuar më sipër mund të rezultojë në skualifikimin e ofertës suaj nga vlerësimi i mëtejshëm.

2.3 KËRKESAT PËR SQARIM

Ofertuesve u kërkohet të paraqesin çdo kërkesë për sqarim ose ndonjë pyetje në lidhje me këtë ITB me e-mail tek Arta Zherka, Koordinatore e Projektit në [email protected]

Afati i fundit për pranimin e pyetjeve është ora 23:59 e datës 19.04.2024.

Ofertuesve u kërkohet të mbajnë të gjitha pyetjet koncize.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6953
162
1530
6555