ARSIM PROFESIONAL NË GJERMANI
  • -
9 ditë
Fachkraft Kosovo
Ndërkombtare
Arsim & Edukim
Përshkrimi

ARSIM PROFESIONAL NË GJERMANI

Aplikoni, nëse jeni të paktën 18 vjeç, keni përfunduar shkollim profesional dhe dëshironi të bëni kualifikim plotësues që të kualifikoheni dhe punoni në Gjermani në njërin nga profesionet e mëposhtme

apo

nëse keni përfunduar shkollimin e mesëm të përgjithshëm dhe dëshironi të kualifikoheni dhe të punoni në Gjermani në njërin nga profesionet e mëposhtme:

- Infermier

- Përpunues i metalit

- Saldator

- Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit

- Instalues i ujësjellës dhe kanalizimit

- Teknologji informative

- Gjellëbërës

- Kamarier

Kandidatët duhet të zotërojnë nivelin B2 të gjuhës gjermane, por mund të aplikojnë edhe nëse synojnë të përvetësojnë gjuhën gjermane. Na kontaktoni, nëse shprehni interesim për kurs intensiv.

Kandidatët e përzgjedhur, që nuk kanë vijuar shkollim profesional, do të shkollohen 3 deri 3 vite e gjysmë në teori dhe praktikë dhe do të pranojnë pagë gjatë kësaj periudhe. Për kandidatët me kualifikim profesional, kjo kohë mund të jetë më e shkurtër pas njohjes së një numri të madh të lëndëve të absolvuara në Kosovë. Pas dhënies së provimit për kualifikim profesional do të punojnë 3 vite për punëdhënësin, te i cili kanë punuar gjatë shkollimit profesional.

Do të pranoni shkollim edhe në fushën e kulturës, komunikimit dhe gjuhës profesionale, kurs integrimi rreth jetës dhe punës në Gjermani dhe do të integrohen në vendin e punës.

Dokumentacioni i nevojshëm në origjinal:

- Diploma e shkollimit profesional apo shkollimit të përgjithshëm

- Dëftesat e shkollimit profesional apo shkollimit të përgjithshëm

- Planprogrami me fond të orëve teorike e praktike për kandidatët me shkollim profesioanl

- Diploma B2

- Certifikata e lindjes

- Dëshmi mbi përvojën profesionale (nëse ekzistojnë)

- Libreza e vaksinimit

- Kopje e noteriuzuar e pasaportës

- Vërtetim që nuk jeni nën hetime apo i/e dënuar

Na dergoni kerkesen tuaj ne e-mail: [email protected]

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6953
183
1530
6551