Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për PPP/FT
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator i Departamentit të Pajtueshmërisë për PPP/FT (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kujdeset për raportim të rregullt dhe në kohë sipas Ligjit 05/L-096, duke qenë përgjegjës për përgatitje dhe dërgim të raporteve në para të gatshme në shumat e përcaktuara me ligj në NjIF si dhe raportet tjera;
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF, BEST, MIS etj.) ;
  • Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet e dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta të raportuara në NjIF ;
  • Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin e klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
  • Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
  • Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
  • Kontrollimi i swift transaksioneve;
  • Monitoron implementimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit si dhe Rregulloren e BQK-së lidhur me parandalimin e pastrimit të parave;
  • Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Definon kriteret dhe klasifikon klientët sipas lartësisë së shkallës së rrezikut që paraqesin për tentim të shpërlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit;
  • Raporton në NjIF, për ta bërë atë të vetëdijshëm për çdo situatë që ka të bëjë me transaksionet e dyshimta;
  • Viziton degët dhe nëndegët për implementimin e PP për Parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, hapjet e llogarive, formularin e bqk, etj;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e tabelave për punët në Departamentin e Pajtueshmërisë për PPP/FT
  • Në mungesë të Menaxherit është përgjegjëse për koordinimin e punëve dhe stafit në Departamentin e Pajtueshmerise për PPP/FT

Kualifikimet;

  • Diplome Universitare në fushën relevante;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare ;
  • Së paku tri vite përvojë pune në AML;
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze ;
  • Aftësi të mira ndëpersonale dhe komunikuese;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 22 Prill 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6943
175
1528
6547