Kamarier (2)
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Gastronomi
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Kamarier (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës për menaxhimin e punës në Restaurant, Lounge & Shisha Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Organizon punët e përditshme të rregullimit të tavolinave dhe mbulesave;
  • Përgjegjës për shërbimet profesioniste të pijeve dhe ushqimit karshi mysafirëve;
  • Përgjegjës për kontrollimin e porosive të klientëve dhe faturave të mysafirëve;
  • Përgjegjës për pranimin, ruajtjen dhe kontrollimin e mallit të pranuar, me kujdes të shtuar ndaj pijeve dhe gjërave ushqimore në banak duke mos neglizhuar afatin e skadimit, si dhe ndihmon procesin e regjistrimit (invertarizimit) për secilin muaj;
  • Përgjegjës për përgaditjen e pijeve në Restaurant, Lounge Bar, Wellness, Room Service, salla të pritjes/eventeve, si dhe cdo hapsire tjeter ku shërbehet brenda Hotelit;
  • Përkujdeset që të disponoj të gjitha njohuritë rreth menusë së ushqimit, pijeve si dhe për ofertat ditore në menu;
  • Përkujdeset për bashkëpunim të ngushtë dhe mbajtje të konsultimeve me zyrtarët përgjegjës, lidhur me detyrat e pa definuara saktësisht;
  • Tregon kreativitet përmes ofertave për ushqim, pije dhe dekorime si dhe ide të reja shitëse;
  • Trajton me korrektësi dhe shpejtësi ankesat e mysafirëve;
  • Përgjegjës për përkujdesje të sjellshme dhe xhentile ndaj mysafirëve;
  • Përkujdeset për zbatimin e rregullt të procesit të porosive dhe për kontrollimin e formaliteteve llogaritare të mysafirëve;
  • Përgjegjës për zbatimin e politikave të hotelit;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit direkt, e të cilat punë janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;

Kualifikimet:

  • Përgatitje profesionale (të paktën shkolla e mesme) në fushën e gastronomisë , preferohet të diplomuarit në hoteleri ;
  • Të ketë së paku 3 (tre) vite përvojë pune profesionale, si kamarierë në hotele me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara menaxhimi dhe organizimi;
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike;
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: r[email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 26 Prill 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
6956
155
1532
6564