TERMAT E REFERENCËS PËR KUOTIM PËR DIZAJNER/KOMPANI DIZAJNI
Ofertim për shërbim të dizajnit Kompanitë/ Individ që merren me shërbime të dizajnit. |
Prishtinë, 2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.
Kontesti i ndërhyrjes:
Organizata “Zëri i Romeve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianeve” ka bashkëpunuar dhe ka punuar në në vazhdimësi për të kontribuar në mbrojtjen nga diskriminimi dhe në promovimin e parimit të trajtimit të barabartë të pjesëtarëve të komuniteteve për nxitjen dhe shkollimin, punësimin, avancimin e pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Qëllimi i dizajneve grafike është që të theksojë rëndësinë e sigurimit të mundësive të barabarta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.
Arsyetimi i thirrjes:
Duke i pasur të njohura problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët e komuniteteve në Kosove, si dhe duke i vërejtur mundësitë të cilat nuk po ju ofrohen nga institucionet përkatese Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianve shtrinë fushëveprimin e sajë në programe të ndryshme të cilat prekin objektivat kyçe për integrimin dhe barazinë e komuniteteve me të gjithë qytetarët e tjerër. Duke u nisur nga këto mangësi kyçe ose më mire të themi elementare të cilat duhet ti ofrohen të gjithë qytetarëve në menyrë të barabartë Organizata Zeri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjitptianve operon me Programin e Edukimit, Punësimit, Banimit, Fuqizimin e Gruas, Antigjipsizmin si dhe ndikimin në Politikat e vendit, me shpresën se do të arrijë të integrojë dhe ofrojë kushte më të mira për komunitetet.
Ne po kërkojmë të bashkëpunojmë me kompani/individ të cilët ofrojnë shërbime të dizajnit me cilësi të lartë dhe tërheqëse vizuale që komunikojnë në mënyrë efektive mesazhin e organizatës tek audienca e saj e synuar. Për ti ofruar organizatës një sëre opsionesh kreative dhe inovative të projektimit që plotësojnë kërkesat e saj specifike.
Të gjithë ofertuesit duhet të përfshijnë shërbimet në vijim:
NR. |
Specifikat |
1 |
Dizajnimi i posterëve |
2 |
Dizajnimi i broshurave |
3 |
Grafika |
4 |
Infografika |
5 |
Dizajnimi i raporteve |
6 |
Krijimi i animacioneve |
Kërkesat teknike:
Ofruesi i shërbimit pritet të ketë kërkesat teknike të mëposhtme si:
Kriteret e vlerësimit
Kriteret e vlerësimit për shërbimet e dizajnit
Dokumentacioni i kërkuar /Kushtet për aplikim
Kushtet për aplikim:
Menyra e aplikimit:
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] . Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës për dizajner/e”
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 28 Prill 2024.
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.
Vetëm ofertuesit e përzgjedhur do të kontakohen!