Ftesë për Shprehje të Interesimit: Konsulencë Individuale "Ekspert/e për të hartuar një raport për përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit në raport me dhunën fizike dhe psikike në shkolla"
Skaduar
Community Development Fund
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Ftesë për Shprehje të Interesimit

Konsulencë Individuale

Nr.CDF/IC-Sida/026/2024
Data: 29.04.2024

Ekspert/e për të hartuar një raport për përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit në raport me dhunën fizike dhe psikike në shkolla

Sfondi:

Si një ndër nismat e para në Kosovën e pas-konfliktit, CDF u themelua për të ndihmuar komunitetet në rindërtimin e jetëve dhe përmirësimin e shërbimeve të bazuara në komunitet në mënyrë pjesëmarrëse përmes proceseve të përfshirjes. Gjatë dekadës së fundit, CDF ka pozicionuar veten si një ndër organizatat kyqe zhvillimore që ka për qëllim të përmirësoj integrimin e komuniteteve dhe koordinimin mes institucioneve lokale dhe qendrore.

Ambasada e Suedisë, përfaqësuar nga Sida, mbështet projektin e CDF-së "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024. Objektivi kryesor i projektit është të mbështes aktivistët lokal të të drejtave të njeriut për të zhvilluar një bashkëpunim tematik dhe të qëndrueshëm me OJQ lokale dhe qytetarë nga sfondet e ndryshme, pavarësisht nga gjinia, aftësia, mosha, etnia, klasa, vendbanimi, ose sfondi shoqëror-ekonomik. Qëllimi kryesor i ndërhyrjeve të "Aktivizmi për të Drejtat e Njeriut" është të përmirësoj dhe të fuqizoj organizatat e shoqërisë civile për avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë.

Në kuadër të zbatimi të projektit Human Rightivism, CDF fton individët e kualifikuar të paraqesin propozimet e tyre teknike dhe financiare për të ofruar shërbimin e mëposhtëm:

Angazhimi i Ekspertit/es për të hartuar një raport për përgjegjësitë dhe detyrimet e shtetit në raport me dhunën fizike dhe psikike në shkolla

Termat e referencës

Qëllimi i këtij angazhimi është të kryhet një analizë e plotë dhe të përgatitet një raport gjithpërfshirës lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet dhe mekanizmat relevant shtetëror në adresimin e dhunës fizike dhe psikike në shkolla. Në këtë drejtim, raporti synon të ofrojë një pasqyrë të gjendjes aktuale, duke përfshirë shkaqet e problemeve, pasojat, ndikimin. si dhe masat në dispozicion ose që duhet ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e dhunës fizike dhe psikike në shkolla.

Raporti do të hartohet për nevoja dhe sipas kërkesës së Institucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë hartimit të raportit, bashkëpunimi i ngushtë me institucionin dhe me CDF-në, ekipin e projektit të “Humanrightivism”është obligativ.

Objektivat e këtij angazhimi

Raporti duhet të përfshijë një analizë të kornizës ligjore, krahasuar me standardet rajonale dhe të Bashkimit Evropian., si dhe nalizën e politikave qeveritare dhe programeve ekzistuese që mirren me dhunën fizike dhe psikike në shkolla; Gjendjen dhe faktorët e rrezikut që ndikojnë në zbatimin e ligjeve,politikave dhe masave relevante; Analiza e faktorëve socio-ekonomikë, kulturorë dhe shëndetësorë që ndikojnë në përhapjen e dhunës fizike dhe psikike në shkolla; Përfundimisht, të ofrohen rekomandime për përmirësimin e zbatimit të ligjeve,politikave dhe masave relevante, ndërhyrjeve të mundshme në politika për përmirësime të mundshme dhe përputhjen me standardet e obligueshme.

Fushëveprimi i angazhimit: Raporti duhet të përfshijë këto punë:

  1. Analiza e kornizës ligjore, programeve dhe politikave vendore ekzistuese si dhe zbatimi i normave të detyrueshme ndëkombëtare
  2. Intervistat me palët e interesit, duke përfshirë politikëbërësit, profesionistët nga fusha e arsimit, nxënësi dhe të tjerë sipas rëndësisë.
  3. Analiza e të dhënave të disponueshme nga pikat (a) dhe (b) për të identifikuar sfidat zbrazëtirat dhe mangësitë
  4. Përpilimin e një raporti të plotë që përfshin analizën, të gjeturat, rekomandimet, masat dhe veprimet e mundshme për të adresuar sfidat që ndërlidhen me dhunën fizike dhe psikike në shkolla
  5. Detyrat: Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për kryerjen e këtyre detyrave:

Detyrat e dorëzueshme (deliverables)

Afatet kohore

(caktohen me nënshkrimin e kontratës)

Numri i ditëve

  1. Raporti fillestar: pas nënshkrimit të kontratës dhe takimit orientues me Avokatin e Popullit, dorëzohet raporti që përmbanë përshkrimin e metodologjisë së propozuar të punës, planin e punës dhe mjetet që do të përdoren në vlerësime të cilat janë të pranueshme për porositësin.

 

 

5

  1. Versioni i parë i draft raportit: Dorëzimi i raportit të vlerësimit të plotë për rishikim dhe inpute nga OIK dhe palët tjera të interesuara, duke theksuar zbulimet nga analiza, intervistat dhe rekomandimet, të cilat janë të pranueshme për porositësin
 

20

  1. Draft Raporti përfundimtar: Dorëzimi i draft raportit përfundimtar tek OIK që përfshin kontributin nga palët e interesuara dhe finalizimi i raportit të plotë i strukturuar mirë dhe i bazuar në dëshmi, e i pranueshem për porositësin
 

10

Total ditët 35

Kualifikimet dhe Përvoja: Eksperti/ja duhet të posedojë kualifikimet dhe përvojën siç vijon:

  1. Diplomë të nivelit të avancuar në psikologji, psikiatri, geriatri, ose një fushë të ngjashme.
  2. Përvojë së paku 5 vjeçare në hulumtime të çështjeve të shëndetit mendor,me dëshmi pëkatëse.
  3. Njohuri të metodave të hulumtimit cilësor dhe sasior.
  4. Njohuri të dëshmueshme të shkëlqyera analitike, kërkimore, hartimin e raporteve dhe në kryerjen e vlerësimeve si dhe analizën e politikave për çështjet në fjalë.
  5. Përvojë të mëparshme të dëshmueshme në këtë drejtim në Kosovë.

Kriteret e Vlerësimit: Propozimet do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme:

• Kuptimi i objektivave dhe kërkesave.

• Metodologjia dhe qasja e propozuar.

• Përvoja përkatëse.

• Kualifikimet dhe ekspertiza.

• Konsideratat e kostos dhe të buxhetit.

• Vlerësimi i bazuar në 80 % për aspektin teknik të propozimit dhe 20 % do t'i jepet aspektit financiar të propozimit.

Kriteret e vleresimit

 

Points

Kualifikimi dhe ekspertiza

30

Metodologjia dhe qasja e propozuar

25

Pervoja përkatëse

25

Të kuptuarit e objektivave dhe kërkesave

20

Total poenat 100

Afatet kohore: Parashikohet që detyrat të përfundojnë brenda 35 ditëve kalendarike, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.

Raportimi dhe Koordinimi: Eksperti/ja do të punojë ngushtë dhe do t'i raportojë drejtpërdrejtë Institucioni të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe CDF-së, ekipit të projektit “Humanrightivism”.

Prona intelektuale: Të gjitha materialet dhe prona intelektuale të prodhuara gjatë përgatitjes së raportit do të jenë në pronësi të Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë

Konfidencialiteti: Eksperti/ja do të ruajë konfidencialitet në lidhje me të gjitha të dhënat dhe informacionin e marrë gjatë angazhimit.

Aplikimi: Ekspertët/et e interesuar duhet të dorëzojnë CV-në e tyre të përditësuar, propozim buxhetin total, një propozim të detajuar që përshkruan qasjen ndaj vlerësimit si dhe dëshmi përkatëse të punës së mëparshme në këtë fushë në email: [email protected] më së largu deri me 13.05.2024, deri në ora 14:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7086
165
1552
6625