TERMI I REFERENCËS (TOR)
ZHVILLIMI DHE IMPLEMENTIMI I NJË PLATFORME PER TË PËRMIRËSUAR PUNËSIMIN DHE PROGRAMIN "PUNA IME E PARË NË ORGANIZATËN ZERI I ROMVËVE ASHKALINJËVE DHE EGJIPTIANËVE
TERMI I REFERENCËS: Zhvillimi dhe implementimi i një platforme për të përmirësuar punësimin dhe programin puna ime e parë” në organizatën zeri i romëve, ashkalinjëve dhe egjiptianëve. |
Prishtinë,2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Projekti synon të përmirësojë eksperiencën e punësimit dhe trajnimit për praktikantët duke krijuar një platformë të avancuar të punësimit. Kjo platformë do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për të gjetur dhe aplikuar për pozita të punës, si dhe duke lehtësuar lidhjen mes praktikantëve dhe punëdhënësve. Gjithashtu, projekti synon të ofrojë mjetet e nevojshme për raportimin e përparimit të praktikantëve gjatë periudhës së tyre të punësimit.
Përmirësimi i nivelit të punësimit dhe zhvillimi profesional i praktikantëve është qëllimi kryesor i këtij projekti. Duke siguruar një ambient të punës të avancuar dhe duke përdorur mjetet e raportimit për të monitoruar përparimin e tyre, synojmë të ndihmojmë praktikantët në të gjitha fazat e tyre të zhvillimit profesional. Duke ofruar programe trajnuese të specializuara dhe duke përqendruar në rritjen e aftësive të tyre, synojmë të ndihmojmë ata të rrisin konkurrueshmërinë e tyre në tregun e punës dhe të ecin përpara në karrierën e tyre me më shumë sukses dhe vetëbesim.
Platforma e Punësimit synon të krijojë mundësi të barabarta për punësim për të rinjtë dhe individët e komuniteteve të marginalizuara. Synimi është të ofrojë një mjedis të mësimit dhe orientimit për zhvillimin e karrierës së punëkërkuesve përmes trajnimeve dhe mbështetjes së personalizuar. Përmes këtyre trajnimeve, punëkërkuesit do të përgatiten për tregun e punës dhe do të kenë mundësinë të identifikojnë kompanitë dhe bizneset e gatshme për të ofruar vende pune dhe trajnime për kandidatët e përshtatshëm.
Ne kërkojmë të zhvillojmë një platformë për punësim, e cila do të lejojë gjetjen dhe identifikimin e kompanive dhe bizneseve të gatshme për të ofruar vende pune dhe trajnime për kandidatët e përshtatshëm, si dhe për të qenë pjesë e programit 'Puna ime e Parë'. Synnimi ështe të nxisim bashkëpunimin mes komunitetave dhe bizneseve për të zgjeruar mundësitë e punësimit dhe për të përmirësuar qasjen në tregun e punës.
Kontraktori është i obliguar që në momentin që pranon kërkesën për krijimin e sistemit të ndjek hapat si vijon:
Platforma e punësimit do të duhet të posedoj këto qasje:
Sistemi duhet të përkrahë të gjitha tiparet e kërkuara në këtë dokument, gjithashtu sistemi duhet të ketë përkrahje të plotë për listën e fundit të shfletuesve (Web Browser), përfshirë platformat desktop dhe mobile, qe i bie se sistemi duhet te jetë i bazuar në web.
Me poshtë janë disa nga tiparet teknike qe duhet te posedoj sistemi në mënyre qe te funksionoj sipas asaj qe kërkohet.
Analiza periodike e të dhënave për të vlerësuar përfshirjen dhe trajtimin e punësuarve Rom/Ashkali dhe Egjiptian
Periudha e Angazhimit: 30 ditë nga data e fillimit
Përfundimi i Angazhimit: Periudha e angazhimit përfundon në fund të 30 ditëve.
Ekspertiza dhe Përvoja: Demonstrimi i njohurive të thella dhe përvojës së provuar e zhvillimit te platformave te ngjajshme.
Kapaciteti Teknik: Aftësia për të ofruar zgjidhje teknologjike të avancuara dhe të përshtatshme per krijimin e platformave si dhe përvoja në trajnimin e stafit për përdorimin e këtyre teknologjive.
Qasja dhe Metodologjia: Qartësia dhe relevanca e qasjes dhe metodologjisë së propozuar për të përmbushur objektivat e projektit, duke përfshirë vlerësimin fillestar, dhe implementimin e sistemeve të raportimit.
Kosto-efektiviteti: Oferta financiare duhet të jetë konkurruese dhe të tregojë vlerë të lartë për paratë, duke përfshirë një strukturë të qartë të kostove dhe një buxhet të detajuar që pasqyron të gjitha elementet e nevojshme për zbatimin e projektit.
Fleksibiliteti dhe Përgjigjshmëria: Aftësia për të përshtatur qasjet në bazë të feedback-ut dhe ndryshimeve në nevojat e projektit, si dhe përgjigjshmëria ndaj kërkesave të OJQ-së gjatë gjithë periudhës së angazhimit.
Plani i Detajuar i Punës: Një plan i detajuar i punës që përfshin hapat kryesorë, afatet kohore, dhe detyrat për secilën fazë të projektit, duke demonstruar një kuptim të qartë të objektivave dhe një rrugë të qartë për të arritur ato.
Ofertuesit që aplikojn në këtë thirrje duhet t’i dorëzoj këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve rezervon të drejtën për të ndryshuar ofertën bazuar në kërkesë deri në vendimin përfundimtar;
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve mbështet vendimin e saj në ofertën që ka avantazhet më të mëdha ekonomike, si shërbimi me cilësi, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i ulët në raport me sasinë totale;
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë çdo ose të gjitha ofertat e marra nëse ato nuk përmbushin kriteret;
Ndërhyrja në këtë proces nuk lejohet dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës; Vendimi përfundimtar nuk do të bëhet derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e brendshme të organizatës. Në rast se shërbimi do të jetë sipas kërkesës së kompanisë, mund të ofrohet një kontratë por pa ndryshuar çmimin e ofertës;
Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në kohën e mbylljes së procesit. Gjithashtu, njoftimi do të publikohet brenda një jave pasi të bëhet vendimi nga Komisioni i Vlerësimit të Prokurimit të Organizatës.
Oferta duhet të dërgohet online në e-mail adresën [email protected].
Obligative - Ju lutem shënoni emrin e thirrjes ne subjekt !
Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 12.05.2024 në ora 16:00.
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.