Arkitekt/e
  • /
2 ditë
Woodtec Factory
Prishtinë
Arkë
Përshkrimi

Konkurs:

Woodtec është kompani lidere e specializuar në prodhimin e shtëpive modulare dhe prefabrik dhe po kërkojmë të zgjerojmë ekipin tonë me një arkitekt/e të talentuar dhe të përkushtuar. Nëse jeni të motivuar dhe dëshironi të bëheni pjesë e një ekipi që nxit inovacionin dhe kreativitetin në fushën e ndërtimit, ne ju ftojmë të aplikoni në pozitën:

- Arkitekt/e

Përgjegjësitë kryesore:

• Projektimi dhe zhvillimi i modeleve për produkte të reja modulare dhe prefabrik;
• Koordinimi me ekipet e inxhinierisë dhe prodhimit për të siguruar zbatimin e saktë të projekteve;
• Ndjekja e trendeve më të fundit të industrisë dhe propozimi i ideve të reja për zhvillimin e produkteve;
• Pjesëmarrja në takime me klientët për të kuptuar kërkesat e tyre dhe për të siguruar zgjidhje të përshtatshme.

Kushtet:

• Përvoja në projektimin arkitektonik dhe përdorimin e softuerëve të projektimit;
• Aftësi organizuese, komunikuese dhe përcaktime të prioriteteve të punës;
• Të jetë i/e gatshëm/gatshme të punojë në ekip;
• Të ketë njohuri rreth detajeve të realizimit;
• Të ketë njohuri softuerike në Archicad, 3ds Max, Adobe Photoshop;
• Të ketë patentë shoferi;
• Kreativitet, aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.

Të interesuarit/at të dërgojnë CV dhe Portfolio në email adresën [email protected]

Aplikimi është i hapur deri me datën 21 maj, 2024.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7098
153
1554
6636