Infermier / e
3 ditë
CONCORDIA - Projekte Sociale
Gjakovë
Infermieri
Përshkrimi

CONCORDIA PROJEKTE SOCIALE, KOSOVË

Infermier / e për QENDRËN CONCORDIA ALI IBRA në Gjakovë,

Parathënie

SHOQATA CONCORDIA Projekte Sociale është një organizatë joqeveritare e dedikuar për të ndihmuar fëmijët, të rinjtë, familjet si dhe grupet e margjinalizuara (socialisht dhe etnike) në nevojë, drejt një jete të pavarur dhe të përgjegjshme. Deklarata e misionit të CONCORDIA-s është të “shkoni atje ku ka më shumë nevojë…dhe ku të tjerët nuk shkojnë”!

Kërkohet një infermiere për qendrën e re ditore komunitare në Gjakovë.

Fusha e punës

Infermieri/ Infermierja në qendrën tonë ditore është një profesionist/-e që duhet të sigurojë që çdo fëmijë të ketë akses në shërbimet shëndetësore fizike gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, Infermieri/Infermierja vlerëson nevojat mjekësore të fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe kërkon mbështetjen e nevojshme. Infermieri/Infermierja është pjesë e ekipit multidisiplinar të qendrës dhe përcakton objektivat shëndetësore që duhen arritur për çdo fëmijë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • ofron ndihmën e parë në rast emergjence;
  • monitoron në mënyrë të përhershme gjendjen shëndetësore të fëmijëve pjesëmarrës në Qendër dhe siguron që mjedisi të jetë i sigurt për fëmijët dhe stafin (p.sh. parandalimi i sëmundjeve ngjitëse);
  • shoqëron fëmijët për të kryer vizita mjekësore ose për të kryer analiza dhe hetime mjekësore, të detyrueshme ose të kërkuara nga situata, nëse familja ka nevojë për mbështetje në këtë drejtim;
  • përditëson historinë mjekësore të fëmijëve, duke përfshirë vaksinimin;
  • organizon periodikisht kurse të higjienës dhe edukimit shëndetësor të destinuara për fëmijët dhe të rinjtë, të përshtatur me moshën, si dhe për nënat;
  • merr barnat e përshkruara për fëmijët, siguron barnat e nevojshme në pikën e ndihmës së parë të Qendrës dhe mban shënimet e tyre të sakta, duke u kujdesur që të respektohet afati i vlefshmërisë së ilaçit;
  • diskuton me koordinatorin e Projektit të Qendrës për menynë javore;

mbështet familjet më të cenueshme nga komuniteti, vlerëson gjendjen shëndetësore të fëmijëve nga këto familje dhe identifikon mundësitë për të ndihmuar;

  • siguron pajtueshmërinë me ligjet shëndetësore vendore/lokale.

Një përshkrim i detajuar i punës do të paraqitet dhe diskutohet me kandidatin përfundimtar.

Kandidati ideal/ Kandidatja ideale:

  • studimet: kualifikim/specializimi i akredituar si infermier/-e;
  • trajnim, kompetenca profesionale;
  • aftësi për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur reastet emergjente;
  • aftësi për të organizuar dhe menaxhuar burimet në mënyrë efikase;
  • aftësi komunikimi dhe marrëdhënie të mira;
  • aftësia për të punuar në një frymë ekipore;
  • aftësia për të punuar në mënyrë të pavarur;
  • aftësia për të zgjidhur probleme, brenda kompetencës së pozitës;
  • fleksibilitet në komunikim me kategori të ndryshme të përfituesve të programit;
  • eksperiencë: minimalisht 2 vjet në aktivitete të ngjashme;
  • njohuri të gjuhës angleze(bazike).

Përfitimet:

  • Kontratë pune me kohë të plotë, paga fikse;
  • Sigurimi shëndetësor (privat);
  • Mundësia për të punuar në një ekip të përkushtuar multietnik, ku mund të inovohet dhe të kontribohet;
  • Zonë sfiduese, me shumë hapësirë ​​për iniciativë dhe mundësi zhvillimi.

Data e fillimit të punëa: Qershor 2024

Kohëzgjatja e kontratës :1 vit (me mundësi vazhdimi)

Vendndodhja e detyrës: Gjakovë

Të interesuarit të e dërgojnë CV-të, shoqëruar me letër motivimi deri më datën: 23.05.2024 në e-mail adresën: [email protected]

Ju lutemi gjatë aplikimit të e përmendni emrin e pozitës: Infermiere.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kërkesat e lartëpërmendura dhe/apo të përzgjedhur, do të kontaktohen.

CONCORDIA është një organizatë që mbron fëmijët nga çdo formë abuzimi ose sjellje e papërshtatshme dhe ka një politikë funksionale për mbrojtjen e fëmijëve.

Abuzimi fizik dhe psikologjik dhe neglizhimi i fëmijëve dhe të rinjve përfitues të organizatës është rreptësisht i/e ndaluar! Punëtori/ Punëtorja, do të respektojë në mënyrë rigoroze Politikën e Organizatës për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodin e Sjelljes, në të kundërt do të përballet me pasojat e parashikuara në Ligjin e Punës apo Kodin Penal, në varësi të rezultateve të hetimeve të kryera brenda ose me ligj.

Kandidatën e përzgjedhur duhet të parashtrojnë:

  • Dy referenca nga vendet e paraprake të punës;
  • Certifikata e kontrollit të historisë kriminale nga Policia e Kosovës;
  • Certifikatë e raportit mjekësor.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7121
174
1557
6637