Trajner për shkathtësi të buta
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER PËR SHKATHTËSI TË BUTA

Ofertim për ekspertizë ;

Trajner për ofrimin e trajnimit për shkathtësi të buta

Prishtinë, 2024

INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

KONTESTI I NDËRHYRJES:

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë janë ndër grupet më të prekura në fushën e arsimit për shkak të sfidave sociale, ekonomike dhe kulturore. Këto komunitete kërkojnë masa të veçanta për t'u siguruar një arsimim të përfshirë dhe cilësor, që do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve jetësore dhe punësimit të tyre në të ardhmen.

Përmes projektit “Rritja e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme në Kosovë” synojm të përmisojmë përmirësimi i performancës akademike dhe punësueshmërisë së nxënësve rom, ashkali dhe egjiptian në shkollat ​​e mesme, gjë që do të arrihet përmes qasjeve të ndryshme, duke përfshirë përmirësimin e rezultateve arsimore duke ofruar bursa, mentorim dhe tutorim për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian në shkollën e mesme, arsimimi dhe mundësimi i kalimit të nxënësve nga arsimi në tregun e punës.

Ky projekt synon të ofrojë një përgjigje të përshtatshme për nevojat e nxënësve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë në fushën e arsimit dhe punësimit. Duke u bazuar në sfidat dhe nevojat e tyre të veçanta, ne synojmë të përgatisim nxënësit maturant të shkollave të mesme të larta të cilët janë përfitues të projektit për shkathtësi të buta duke përfshirë përgatitjen për CV, letër motivuese si dhe intervista.

QËLLIMI SPECIFIK

Projekti për "Rritjen e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme të larta në Kosovë" është një nismë për të përballuar sfidat dhe kërkesat e tyre në arsim dhe punësim duke i ndihmuar drejt suksesit në shkollën e mesme të lartë dhe në tregun e punës.

Në mënyrë që të kontribuojmë drejtë arritjes së qëllimit, një ndër hapat që do të ndërmarrim është edhe ofrimi i trajnimit për shkathtësi të buta për nxënësit maturantë.

Qëllimi i trajnimit është të sigurojë që nxënësit të fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme për të aplikuar dhe të integrohen me sukses në tregun e punës. Trajnimi do të përfshijë hartimin e CV-ve, letrave motivuese, si dhe trajnime për intervistat pune. Gjithashtu, trajneri do të ofrojë një program të personalizuar për të zhvilluar aftësitë e tyre praktike dhe të përgatiten për karrierën e tyre të ardhshme.

Me këtë rast, ne do të përgatisim nxënësit maturantë të shkollave të mesme të larta nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, të cilët janë përfitues të projektit, për të përballuar nevojat e tyre të përgjithshme në fushën e arsimit dhe punësimit në mënyrë të përshtatshme dhe efektive.

Trajneri do të angazhohet për të siguruar një përgatitje të specializuar dhe të personalizuar për secilin nxënës, duke u fokusuar në zhvillimin e shkathtësive të buta që ata kanë nevojë për të konkurruar me sukses në tregun e punës.

Trajneri do të përgatisë një program trajnimi 1 ditor që do të përfshijë një gamë të gjerë të temave, duke filluar nga hartimi i CV - ve dhe letrave motivuese, për të ndihmuar nxënësit të identifikojnë dhe të paraqesin aftësitë e tyre në mënyrë të qartë dhe tërheqëse. Gjithashtu, trajneri do të ofrojë trajnime të specializuara për intervistat pune, duke përfshirë teknikat e prezantimit dhe përgjigjet e pyetjeve të zakonshme intervistuese.

Përgatitja e nxënësve për tregun e punës do të përfshijë edhe zhvillimin e njohurive dhe aftësive praktike, si dhe të kuptimit të procesit të aplikimit për punë dhe rrugëve për të zhvilluar karrierën e tyre në fushat e tyre të interesit. Trajneri do të angazhohet për të siguruar një përvojë të pasur të mësimit për nxënësit, duke i ndihmuar ata të fitojnë siguri dhe vetëbesim në udhën e tyre drejt një karriere të suksesshme.

AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Audienca për këtë trajnim përfshin nxënësit e shkollave të mesme të larta që janë përfitues të projektit “Rritja e mbështetjes në arsim dhe mundësitë për nxënësit rom, ashkali dhe egjiptian nga shkollat e mesme të larta në Kosovë".

Përdorimi i këtij trajnimi është për të përgatitur nxënësit maturantë për tregun e punës duke zhvilluar shkathtësi të buta si hartimi i CV-ve, letrave motivuese dhe përgatitjen për intervistat pune. Trajnimet janë të krijuara për të ndihmuar nxënësit të fitojnë vetëbesim dhe siguri përpara aplikimit për punë dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre për një karrierë të suksesshme në të ardhmen.

METODOLOGJIA DHE PROCESI

Metodologjia dhe procesi për këtë trajnim do të përfshijnë një kombinim të mësimeve teorike dhe praktike, duke u fokusuar në zhvillimin e shkathtësive të buta për tregun e punës.

Procesi dhe metodologjia e angazhimit të trajnerit për këtë trajnim mund të përfshijë disa hapa kryesorë për të siguruar një trajner të përshtatshëm dhe një proces të qëndrueshëm të mësimit. Këtu janë disa nga hapat e metodologjisë dhe procesit të angazhimit të trajnerit:

  • Rekrutimi i trajnerit: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatët e mundshëm mund të jenë individë me përvojë të mëparshme si trajnerë, pedagogë, ose specialistë të fushës së arsimit dhe zhvillimit të kapaciteteve.
  • Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, trajneri i përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatëve për të siguruar që ata janë të përshtatshëm për pozitën e trajnerit.
  • Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes së trajnerit të përshtatshëm, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen trajnerit që do të përzgjidhet.
  • Zhvillimi i materialeve të trajnimit: Trajneri do të përgatisë materiale trajnimi të përshtatshme për audiencën dhe përmbajtjen e trajnimit, duke përfshirë prezantime, studime rasti, dhe ushtrime praktike që mbulojnë tema e shkathtësive të buta;
  • Zhvillimi dhe dorëzimi i trajnimit: Trajneri do të zhvillojë dhe dorëzojë trajnimin bazuar në materiale të përgatitura, duke siguruar një përvojë të mësimit efektive për pjesëmarrësit. Gjatë këtij procesi, trajneri do të inkurajojë pjesëmarrësit të angazhohen aktivisht dhe të ndajnë përvojat e tyre për të pasur një trajnim sa më të suksesshëm.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raportit; Trajneri pas zhvillimit të trajnimit do të përgatisë një raport i cili do të përfshijë vlerësimin e pjesëmarrësve mbi trajnimin, progresi i pjesëmarrësve dhe rezultatet e trajnimit, rekomandime për të ardhmen etj.

PRODUKTI

Produkti i këtij trajnimi është nxënësi maturant i shkollës së mesme të lartë i cili është i përgatitur me shkathtësi të buta për tregun e punës. Nxënësi do të jetë i gatshëm të përgatisë duke përfshirë një CV të përmirësuar dhe të përsonalizuar, letra motivuese të personalizuara dhe aftësi të përmirësuara për të bërë intervista pune. Produkti përfshin:

  • CV: Nxënësi do të ketë njohuri të mjaftueshme për përpilimin e CV - së dhe letrës motivuese, përkatësisht për tregun e punës, duke përfshirë përvojën e arsimimit, aftësitë, dhe historinë e punës si dhe për të prezantuar nxënësin në mënyrë tërheqëse për secilin punëdhënës potencial.
  • Aftësi të Buta për Intervistat: Nxënësi do të ketë zhvilluar aftësi të buta për të bërë intervista pune me sukses, duke përfshirë komunikimin efektiv, prezantimin e vetes, dhe përgjigjet e inteligjencës emocionale për pyetjet intervistuese të zakonshme.
  • Feedback dhe Vlerësime: Produkti përfshin feedback-in dhe vlerësimet e dhëna nga trajneri, duke identifikuar pikët e forta dhe fushat për përmirësim të nxënësit.

Nxënësi do të ketë në dorë një komplet materialeve dhe shkathtësive të nevojshme për të shkuar në tregun e punës me vetëbesim dhe për të përshtatur me sukses në kërkesat e një ambienti profesional.

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e trajnimit, ofrimin e trajnimit dhe raportit përfundimtar të trajnimit. Megjithatë, ne rekomandojmë që numri i ditëve të angazhimit të trajnerit të mos jetë më i gjatë se 3 ditë.

7. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat përkatëse për këtë pozitë;
  • Ekspertizë në fushën e trajnimeve për Shkathtësi të Buta
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në ofrimin e trajnimeve;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe ndër-personale;
  • Aftësi për t’i përmbushur afatet kohore;
  • Njohja e gjuhës Sërbe është obligative;

Këto kritere do të përdoren për të vlerësuar aplikacionet dhe për të zgjedhur më të përshtatshëm për ofrimin e trajnimit.

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në e-mail adresën [email protected]

  • CV;
  • Referencat e mëparshme;
  • Çertifikatat dhe diplomat e universiteti dhe Çertifikata përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve;
  • Oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] , duke përfshirë dokumentacionin e nevojshëm si CV-në, referencat e mëparshme, certifikatat dhe diplomën e universitetit, certifikatat përkatëse të trajnimeve dhe specializimeve si dhe oferta që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin.

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 21 Maj 2024

Ju lutem specifikoni në subjekt titullin e shpalljes!

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812