FINANCIER-KONTABILIST, MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË BULLGARI
Skaduar
STONE MARKET L.L.C
Lipjan
Financa Menaxhment
Përshkrimi

STONE MARKET L.L.C., Lipjan, shpall konkurs për:

  1. FINANCIER-KONTABILIST,
  2. MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË BULLGARI.

Stone Market L.L.C. me seli në Suhadoll-Lipjan ështe një kompani importuese, eksportuese dhe e shitjes me shumicë të Granitit dhe Mermerit në tregun e Ballkanit. Ne kërkojme një punëtor Financier-Kontabilitet dhe Menaxher i shitjes per eksporte ne Bullgari .

Përgjegjësitë për FINANCIER-KONTABILIST

  • Regjistron transaksionet ditore në sistemin e kontabilitetit;
  • Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
  • Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
  • Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime, borxhe etj;
  • Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
  • Ndihmon në përpunimin e pasqyrave financiare dhe raporteve të brendshme per klientet specifik;
  • Pranimin dhe dorezimin e porosive nga klientet;
  • Përgaditjen e pasqyrave financiare vjetore, analizën e tyre;
  • Raporte të klintëve, analitikë e klientëve, raporte dhe analitikë për produkte;
  • Punë të kontabilitetit
  • Menaxhimin e pagesave më arkë;
  • Prezentimi i biznesit nëse kërkohët nga kompania;
  • Punë administrative;
  • Punë të tjera në lëminë Financave dhe të kontabilitetit më interes për kompaninë.
  • Barazimet fizike ,materiale dhe finaciare te depove,bleresit,furnitoret,tjerat barazime sipas kerkeses


Kushtet:

  • Mashkull,
  • 22-35 vjeç
  • Përvojë pune në fushën e financave
  • Certifikata e SCAAK konsiderohet përparsi
  • Të jetë kontabilist
  • Arsimi ekonomik;
  • Njohja e programit të kontabilitetit PRO-DATA.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
  • Njohja e gjuhës turke obligative.

Përgjegjësitë për MENAXHER I SHITJES PËR EKSPORT NË BULLGARI

  • Shitja dhe eksportimi i Granitit dhe Mermerit.
  • Kujdesi ndaj klientëve.
  • Inkasimi I faturave.
  • Prezantimi I materialeve.
  • Pranimi I porosive nga klientët.
  • Pëgatitja e dokumentacionit të shitjes për eksport.
  • Vizitat në teren jashtë Kosovës.
  • Punë të tjera sipas nevojës.

Kushtet:

  • Mashkull,
  • 25-40 vjeç
  • Të flas gjuhen Bullgare rrjedhshëm.
  • Njohja e gjuhës Turke eshte përparësi.
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë jashtë Kosovës nëpër shtetet fqinje.
  • Të jetë i gatshëm të fillojë punën menjëherë.
  • Te ket patent shofer – kategoria B

Të interesuarit mund të aplikojnë për punë duke shënuar në SUBJEKT pozitën pë të cilen aplikoni dhe duke dërguar CV-në në emailin [email protected]m . Për me shumë informata mund të kontaktoni në numrin 049 491 222 çdo ditë pune nga ora 8:00 deri ne orën 17:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6810