Analist/e Kreditor
Skaduar
Institucioni Financiar Jo Bankar Lesna sh.a.
Gjakovë Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Konkurs për vend pune

Institucioni Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. fton të gjithë të interesuarit të cilët janë të motivuar në arritjen e rezultateve në fushën e kredisë që të aplikojnë për pozitën në vijim.

Pozita: Analist/e Kreditor

Vendi: Prishtinë, Gjakovë

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të identifikojë klientët potencial për kredi përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Të kryen analizën financiare dhe bënë vlerësimin e kapacitetit financiar të klientëve;
  • Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Të mbledh, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Të ndërtojë portfolio dhe bazën e klientëve;
  • Te vlerësojë riskun e kredisë;
  • Të përgatitë prezantimin përpara Komitetit Kreditor;
  • Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios;
  • Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Të prezantojë Institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e tij;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas nevojave në Departament të Kredive dhe në Institucion;

Kualifikimet

  • Diplomë universiteti në ekonomi ose drejtime të tjera;
  • Përvojë e punës në Institucione Financiare është përparësi;
  • Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
  • Njohuri të përgjithshme të sistemit bankar;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
  • Njohja e gjuhës angleze përparësi;
  • Aftësi të forta analitike dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës në ekip;

Si të aplikoni?

Aplikimi në Institucionin Financiar Jo Bankar “Lesna” sh.a. bëhet përmes postës elektronike, duke dërguar CV-në tuaj, dokumentet mbi kualifikimet si dhe një letër motivuese, në e-mail: [email protected] , duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikoni. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë.

Afati i fundit për aplikim: 21/06/2024

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
7708
212
1613
6812