Menaxher i Projektit
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Ndërkombtare
Menaxhment
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Menaxher i Projektit (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punësLome, Togo.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përcakton dhe qartëson fushëveprimin e projektit. Zhvillon planin e projektit;
  • Zhvillon programin e projektit;
  • Përcakton strukturën organizative të ekipit të projektit;
  • Manaxhimi i suksesshëm i projektit/eve duke sjellë efektivitet në kosto, cilësi dhe afat të lëvrimit;
  • Përgjegjës për planifikimin, mbarvajtjen dhe menaxhimin financiar te projekteve;
  • Menaxhon të gjitha aspektet e projektit (Riskun, Problemet, Kualitetin, Komunikimin, Ndryshimet);
  • Koordinon të gjitha aktivitetet në të gjitha funksionet e ndryshme organizative;
  • Motivon anëtarët e ekipit të projektit;
  • Analizon dhe raporton rreth implementimit të projektit;
  • Menaxhon dhe koordinon punët e punonjëseve të projektit.
  • Efikasitet në implementimin e të gjitha aktiviteteve në kuadër të projektit;
  • Përcjellje të pagesave dhe menaxhim të buxhetit;
  • Përgatitje dhe finalizim të të gjitha raporteve që parasheh projekti, në baza të rregullta;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Fakulteti i Ndërtimtarisë ose Arkitektures;
  • Mbi 5 vite përvojë punë si Projekt Menaxher;
  • Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohuri pune të programeve kompjuterike (Microsoft office, ArchiCAD, Projekte Profesionale etj);
  • Njohja e Gjuhës Angleze dhe Frënge;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për punë nën presion të kohës;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 14 Qershor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8439
231
1692
7072