Konkurs i skaduar

Kimist

HAPPY SH.P.K
  • 27.07.2024
  • Lipjan
  • Te - tjera

Kompania 𝗛𝗮𝗽𝗽𝘆 𝗦𝗵.𝗽.𝗸, e cila merret me prodhimin e letrave të lagura dhe detergjentëve, shpall konkurs pune për pozitën:

1 Kimist

Përgjegjësit:

  • Monitorim i proceseve kimike,
  • Testimi i përbërësve, analiza e produkteve për të garantuar cilësinë,
  • Zhvillimin e protokollove të sigurisë për manipulimin e substancave kimike,
  • Përgatitja e solucioneve të ndryshme, preparate dhe likuideve të ndryshme,
  • Dokumentimi dhe raportimi i proceseve dhe rezultateve tek udhëheqësi,
  • Organizon ekipen punuese dhe siguron mbarëvajtjen e proceseve,
  • Punë të tjera me kërkesë të menaxhmentit.

Kualifikimet:

  • Diploma e mesme ose e lartë në Kimi ose një degë të ngjashme shkencore (si Biokimia, Kimia Analitike, Kimi Industriale, etj.).
  • Grada më e lartë shkencore (MSc ose PhD) ka përparësi
  • Përvojë të punës në industri ose të ngjajshme

Aftësitë:

  • Aftësi për të kryer analiza kimike të ndryshme përmes metodave të ndryshme laboratorike.
  • Njohuri të thellë për instrumente dhe pajisje laboratorike,
  • Aftësi për të përpunuar dhe interpretuar të dhënat laboratorike me aftësi të larta analitike.
  • Aftësi për të përpiluar raporte të detajuara të analizave dhe për të ofruar rekomandime për përmirësimin e proceseve.
  • Aftësi për të komunikuar efektivisht me ekipin dhe menaxhmentin në lidhje me rezultatet e analizave dhe rekomandimet për përmirësim.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it [email protected]

Vendi: Konjuh, Lipjan

#te tjera #lipjan
13940
271
2161
8455