Montues të sistemeve të ventilimit, ullukpunues (10)
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Ndërkombtare
Te tjera
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Montues të sistemeve të ventilimit, ullukpunues 10 (dhjetë) vende pune për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit vendin dhe mjetet e punёs për instalime të ventilimit;
  • Interpreton skema të instalimeve të ventilimit;
  • Të vizatojё skica tё thjeshta tё instalimeve të ventilimit;
  • Përdor veglat, pajisjet dhe instrumentet e punës në instalime të ventilimit;
  • Bënë llogaritje tё thjeshta ekonomike për veprimtaritë në instalimet e ventilimit;
  • Tё kryejё matje dhe kuotime nё instalime të ngrohjeve;
  • Të hapi kanale dhe vrima për instalimet e ventilimit;
  • Tё pёrgatisin gypat për instalime të ventilimit;
  • Njohuri me makinat për përpunimin e llamarinës;
  • Përgatit dhe bënë montimin e ullukëve;
  • Bënë instalimin e rrjetit të gypave në sistemin e ventilimit;
  • Zbaton standardet e profesionit;
  • Kujdeset për veglat dhe pajisjet e punës;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme Teknike;
  • Së paku 3 vite përvojë punë si montues i sistemeve të ventilimit;
  • Njohuri rreth sistemeve të ventilimit;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 28 Korrik 2024 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8145
204
1658
6949