Asistent në Depo (2)
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Depo
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Asistent në Depo (2 vende pune) për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përkujdeset që pranimi i mallit ushqimor të bëhet në mënyrë kualitative dhe me standarde ndërkombëtare, poashtu edhe ai i mallit jo ushqimor;
  • Përkujdeset për regjistrimin e hyrje – daljeve të mallrave në depo;
  • Përgjegjës për pranimin e mallit, në bazë të raportit për pranimin e mallit dhe sipas urdhërpagesës;
  • Përgjegjës që me rastin e pranimit të mallit në depo, të kontrolloj sasinë, cilësinë, të metat, mangësitë dhe dëmtimet eventuale të mallit dhe në rast të vërejtjes së ndonjë të mete, të informojë menjëherë përgjegjësin e njësisë;
  • Përgjegjës për respektimin e afateve kohore të pranimit të mallit dhe përgatitjes së mallrave dhe materialeve të tjera për shpërndarje në departamentet përkatëse, në bazë të kërkesave të tyre;
  • Përgjegjës që për të gjitha produktet në "Swiss Diamond Hotel", të bëjë kontrollin e etiketave të prodhuesit të mallit, afatin e skadimit të tyre, e sidomos të ushqimit, pijeve, produkteve sanitare;
  • Përkujdeset për magazinimin dhe renditjen e rregulltë të mallit në depo;
  • Monitoron cmimet ne treg dhe njofton mbilqyresin per ofertat me te mira;
  • Sigurohet qe ne bashkepunim me mbikqyresin dhe kuzhinen mirembahet dhe shfrytezohet sistemi M. Fidelio ne formen me te mire te mundur;
  • Përkujdeset për respektimin me saktësi të procedurave të prokurimit dhe përgatit shpërndarjen e mallit të porositur, në bazë të planit të shpërndarjes;
  • Përkujdeset dhe analizon stoqet në depo, duke u përkujdesur që të mos mbetet asnjëherë pa rezerva të caktuara dhe përkujdeset për cilësinë e produkteve dhe nëse ka ndonjë mall të dëmtuar;
  • Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të tij dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjës për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L 06/082);
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë

Kualifikimet;

  • Përgatitje profesionale (minimum shkollën e mesme) përparsi të diplomuarit në ekonomi apo në fushat e ngjashme;
  • Të ketë së paku 1(një) vit përvojë pune në pranimin e mallit;
  • Integritet të lartë dhe etikë
  • Aftësi të dëshmuara organizimi
  • Aftësi dhe njohuri të mira kompjuterike
  • I aftë të punoj nën presion dhe fleksibil
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe njohja e gjuhes angleze
  • Të mos jetë nën hetime

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 29 Korrik 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8145
204
1658
6949