Zyrtar për Matje dhe Vlerësim të Performances
  • /
Skaduar
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Prishtinë
Ekonomi
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i Shërbimit të Jashtëm

Titulli i pozitës së punës : Zyrtar për Matje dhe Vlerësim të Performances

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.2

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit : 17/07/2024

Afati për aplikim : 18/07/2024 - 16/08/2024

Institucioni: Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal

Departamenti: Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale

Divizioni : Divizioni për Matje të Performancës Komunale

Vendi i punës: Prishtinë, Ndertesa e ish Rilindjes, Kati 11/18

Nr. i Referencës: RN00014549

Kodi: RPC0008088

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ushtron detyra profesionale me mbikëqyrje dhe udhëzime të herëpashershme nga zyrtarët më të lartë;
  2. Të bëjë hulumtime, për të përgatitur përmbledhje dhe analiza të informacionit dhe të identifikojë opsionet relevante për përkrahjen e vendimeve dhe rekomandimeve të nivelit më të lartë në kuadër të divizionit dhe të departamentit;
  3. Komunikon me autoritetet brenda dhe jashtë institucionit të nivelit të njëjtë për shkëmbimin e informatave dhe zhvillimin e punës në fushat me interes të përbashkët, si dhe ofron këshilla profesionale për fushën që e mbulon;
  4. Të zhvilloj instrumentet dhe kriteret për matjen dhe vlerësimin e performancës së komunave;
  5. Të analizojë të dhënat e mbledhura nga komunat, të cilat kanë të bëjnë me vlerësimin e performancës së komunave;
  6. Të krahasojë raportet komunale të periudhave të ndryshme kohore;
  7. Të identifikojë praktikat më të mira në rajon ose më gjerë lidhur me kërkesat për përmirësimin e aftësive të zyrtarëve të komunës;
  8. Të identifikojë ato fusha në të cilat vlerësimi i performancës duhet të përqendrohet dhe të përgatitë një listë të fushave të tilla;
  9. Të përgatitë raporte pune javore, mujore dhe vjetore;
  10. Ta ndihmojë zyrtarin për zhvillim të performancës për zhvillimin e treguesve dhe kritereve për vlerësim dhe zhvillim të performancës;
  11. Kryen edhe punë tjera kur kërkohet nga udhëheqësi i divizionit dhe udhëheqësi i departamentit.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Grupi i Shërbimit të jashtëm: Politike,

Juridik, Ekonomi, Marrëdhënie ndërkombëtare, politika të sigurisë, studime evropiane, Juridik dhe Diplomaci (ekonomike, publike dhe kulturore) Administratë Publike

  1. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  2. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
    • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
    • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
    • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
    • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
    • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
    • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
    • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
    • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një

vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik, Dëshmia duhet te ketë datën jo më të vjetër se data e njoftimit të këtij konkursi.

  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 31/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
    • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
    • Intervista – maksimumi 30 pikë
  2. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  3. Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  4. Mënyra e aplikimit
  5. Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  6. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

 

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8145
204
1658
6949