Zyrtar i lartë për Shërbime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare për Radio frekuenca
  • /
2 ditë
ARKEP
Prishtinë
Ekonomi
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i teknologjisë informative

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për Shërbime dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare për Radio frekuenca

Klasa e pozitës: Profesional 1

Koeficienti/Paga : I12 - 5.75

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 22/08/2024

Afati për aplikim : 23/08/2024 - 21/09/2024

Institucioni : Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Departamenti: Depertamenti për Menaxhim të Frekuencave

Divizioni: Divizioni për Menaxhimin e Spektrit dhe të Pagesave për Radio Frekuenca

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00014897

Kodi : RPC0008436

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Analizon dhe rekomandon përcaktimin e frekuencave për shërbime të radio komunikimeve elektronike në raport me brezat frekuencore dhe standardeve ndërkombëtare si dhe zhvillimin e teknologjive të radio-komunikimeve dhe aplikimin e tyre ne vend;
  • Angazhohet për Menaxhimin e avancuar të spektrit të frekuencave në Kosovë në përputhje me Ligjin për Komunikime Elektronike, Planin kombëtar dhe Tabelën e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të radio-frekuencave, Rregulloret e ARKEP-it, Rekomandimet e ITU-së dhe CEPT-it.
  • Përmes platformave softuerike të sistemit softuerike SPECTRAemc për menaxhimit të spektrit,
  • bene analiza spektrale si: përcaktimi i kanalit te lire frekuencor, analiza e interferencave, mbulueshmerisë me një nivel tesinjalit, paraqitja grafike e frekuencave ne shfrytëzim, e tjera.
  • Realizimi i kërkesave të institucioneve shtetërore të mbrojtjes kombëtare, sigurisë dhe rendit publik, sigurisë së trafikut hekurudhor dhe të aviacionit civil; te operatorëve publik dhe privat, për radio frekuenca me qëllim të ngritjes dhe
  • operimit të sistemeve të radio komunikimit.
  • Me ndihmën e modulit SPECTRAemc i bënë këto veprime dhe analiza në Përcaktimin e kanaleve te reja frekuencore pa interferenca, mbulueshmerisë me një nivel te sinjalit për ndonjë transmetues te rrjetit, ripërdorimin e radio frekuencave për shërbime fikës, linçe MW PtP, pasqyrimi i rrjetit në hartat e këtij softueri apo edhe ne google map,
  • ·Përmes sistemit SPECTRAplus dhe modulit ndihmës APEX përllogariten pagesat e radio frekuencave për shfrytëzuesit e shërbimeve te radio komunikimit dhe nxjerrën raporte te pagesave për resurset frekuencore; si dhe Organizon dhe zhvillon procedurat për sistemin e pagesave për radio frekuenca si dhe analizon dhe vlerëson trendët e tarifave te spektrit frekuencore sipas brezave dhe shërbimeve;
  • ·Analizon dhe shqyrton dokumente ndërkombëtare (Vendimet, Rekomandimet dhe Raportet) në fushën e radio frekuencave nga institucionet CEPT, ETSI dhe ITU dhe përshtat maksimalisht për përfshirje ne legjislacionin e vendit si dhe propozon miratimin e standardeve relevante ndërkombëtare të telekomunikacionit si kombëtare;
  • ·Në bashkëpunim me Udhëheqësin e drejtpërdrejt sipas legjislacionit ne fuqi përpilon dokumente për koordinimin ndërkombëtar për shfrytëzimin e radio frekuencave dhe merr pjese në proceset koordinimit dhe bashkëpunimit me Rregullatorët e komunikimeve elektronike dhe organizatat ndërkombëtare ne çështjet e menaxhimit të spektrit të frekuencave
  • Analizon zhvillimin e teknologjive të radio-komunikimeve dhe aplikimin e tyre në varësi të brezave frekuencore;
  • Detyrat/Projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasyshpraktikat profesionale.
  • Bashkëpunon me departamentet tjera qe ndërlidhen me shërbimet, teknologjitë dhe procedurat tekniko/administrative ne shfrytëzimin te radio frekuencore.
  • Kryen edhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme, sipas nevojës kohë pas kohe nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë. Në mungesë te mbikëqyri te drejtpërdrejtë kryen detyra dhe raporton sipas udhëzimeve te udhëheqësit ne hierarki


Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: • Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike drejtimi Telekomunikacion apo Elektronikë ose Fakulteti i Elektronikes..
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të në fushën profesionale specifike;
  • Njohuri ne lëmin e komunikimeve elektronike ne veçanti te spektrit frekuencore apo Radio komunikimeve.
  • Nivel i duhur i njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohuri e gjuhes angleze


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 06/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

 

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Përveç portalit shtetëror www.konkursi.rks-gov.net, konkursi do të publikohet edhe në ueb faqen Autoritetitwww.arkeprks.org tek rubrika e punësimit

Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnëtë plotësojnë kriterete konkursit, përmesdokumenteve ne origjinal apo të njësuarame origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8275
236
1668
6993