Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Mitrovica e Veriut shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm
Titulli i pozitës së punës : Inspektor i Shërbimeve Publike
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: GJ23-6.48
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit : 09/09/2024
Afati për aplikim: 10/09/2024 - 09/10/2024
Institucion: Komuna Mitrovicae Veriut
Departamenti: Ekzekutivi
Divizioni : Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë,Inspekcion dhe Sit.Emergj.
Vendi i punës: Komuna e Mitrovices Veriore
Nr. i Referencës: RN00015067
Kodi: RPC0008606
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton planin e punës së inspektimit në fushën e shërbimeve publike;
- Inspekton mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit publikdhe kanalizimeve, si dhe keqpërdorimin e ujit të pijshëm dhe shfrytëzimin racional të ujit,mirëmbajtjen dhe pastrimin e sipërfaqeve të gjelbëruara publike,rrugëve, trotuareve, shesheve, shëtitoreve, vendosjen e reklamave, panove, tabelave reklamuese, ekranet elektronike reklamuese, pllakatet reklamuese bill –boardet dhe panot murale, mirëmbajtjen dhe pastërtinë në ambiente e jashtme të
shkollave, terreneve sportive publike, sallavetë kinemave, stacionet e autobusëve, trenave,pompat e derivateve etj.
- Inspekton shfrytëzimin e hapësirave publikepër vendosjen e objekteve të përkohshme lëvizësesiç janë: kiosqet, karrikat, tavolinat, gjeneratorët statik, stendat për mallra, kabinat publike telefonike, frigoriferëve, pajisjet për shitjen akulloreve, pomfritit, misrit dhe të tjeratë ngjashme, automjetet lëvizëse për shitjene ushqimit të shpejtë, vendosjen e lodrave për fëmijë (lunaparqet, automjetet lodra për fëmijë, tendat (çadrat) lëvizëse;
- Inspekton shfrytëzimin dhe dëmtimin e sipërfaqeve publike,mirëmbajtjen dhe pastërtinë e tregut të gjelbërt, tregut të kafshëve, tregut të druve etj;
- Inspekton vendosjen dhe prerjen e drunjve në sipërfaqe publike (rrugë, trotuar, sipërfaqe të gjelbëruar etj.);
- Inspekton pastrimin e borës dhe akullit nga rrugët, trotuare, sheshe, shëtitoret etj.
- Harton procesverbalet me rastin e inspektimit, propozonmarrjen e masaveadekuate ligjore dhe lëshon fletëparaqitje për shkelje të dispozitave me të cilat bëhet kundërvajtje;
- Kryen dhe detyratjera sipas nevojesse Drejtorisë në fushën profesionale në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale, të cilat mund kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelittë pestë të KKK, për fushën e TIK.
- Kërkesat specifike: Nuk ka.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimorenë përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 24/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
- Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
- Mënyra e aplikimit
- Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen