Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i përkthimit dhe interpretimit
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Larte per Përkthim ShqipAnglisht dhe Anasjelltas
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: 5.7
Nr. i kërkuar: 2
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 13/09/2024
Afati për aplikim: 14/09/2024 - 13/10/2024
Institucioni : Ministria e Drejtësisë - Shërbimi Korrektues i Kosovës
Departamenti: Drejtorati për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme
Divizioni: Sektori për Teknologji Informative, Shërbime Logjistike dhe Inxhinieri
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës: RN00015126
Kodi: RPC0008665
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Përkthen të gjithë dokumentacionin hyrës dhe dalës të SHKK-së sipas nevojës, dhe mban evidenca te tyre;
- Përkthen profesionalisht materialet nga gjuha shqipenë gjuhën anglezedhe anasjelltas, me shkrim dhe konsekutive, varësisht nga kërkesat e Institucionit;
- Përkthen në mënyrë konsekutive nga gjuha shqipenë gjuhën anglezedhe anasjelltas, në takime të niveleve të ndryshme të Institucionit;
- Mban shënime të sakta në lidhje me materialet që janë përkthyer dhe ruan ato;
- Ofronë ndihmë në çështje të përkthimeve brenda dhe jashtë vendit sipas kërkesës dhe nevojës;
6 .Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në drejtimin: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
- Kërkesat specifike:
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike).Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 28/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen