Zyrtar/e për Shërbime të Punësimit
Skaduar
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Hani i Elezit
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur vetëm gjininë femërore

Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar/e për Shërbime të Punësimit 2

Klasa e pozitës : Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 13/09/2024

Afati për aplikim: 14/09/2024 - 13/10/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës

Departamenti: Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Divizioni: Zyra e Punesimit - Hani Elezit

Vendi i punës: Hani i Elezit

Nr. i Referencës : RN00015107

Kodi: RPC0008646

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Identifikon vështirësitë për punësim të të papunësuarve nëpërmjet intervistimit, këshillimit, profilizimit dhe regjistrimit në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP), duke ofruar asistencë dhe informim për mundësi punësimi, sipas profilit që të papunësuarit kanë në përputhje me kërkesat e tregut të punës;
  • Orienton të papunësuarit në aftësim profesional dhe masa të tjera aktive, sipas nevojave të tyre dhe kritereve të specifikuar në dokumentet kyçe për këto shërbime;
  • Kontakton, dhe organizon vizita në biznese dhe subjekte tjera të punëdhënësve në mënyrë të rregullt, për të promovuar shërbimet dhe mundësitë e bashkëpunimit me Zyrën e Punësimit përfshirë Masat Aktive në Tregun e Punës, duke grumbulluar të dhëna për vende të lira të punës dhe të njëjtit i regjistron në SIMP;
  • Realizon procesin e ndërmjetësimit në përputhshmëri me kërkesat e punëdhënësit dhe orienton të papunësuarit/punëkërkuesit tek ofertat e përshtatshme të punës ose mundësit për masa aktive të tregut të punës;
  • Ndihmon klientët të kompletojnë format e aplikacionit dhe përgatitë marrëveshjen formale mes palëve për masat aktive të tregut të punës si dhe monitoron dhe vlerëson implementimin e tyre;
  • Rishikon realizimin e aktiviteteve që dalin nga këshillimi ose nga Plani Individual i Punësimit, motivon të papunësuarit gjatë tërë periudhës së kërkimit aktiv të punës dhe ofron mbështetje konkrete përgjatë këtij procesi;
  • Propozon dhe zhvillon aktivitete, takime dhe sesione informuese brenda dhe jashtë Zyrës së Punësimit në koordinim me mbikëqyrësin me qëllim të promovimit dhe prezantimit të rolit dhe shërbimeve publike tëpunësimit;
  • Përmbledhë dhe raporton në periudha periodike dhe sipas kërkesës tek mbikëqyrësi mbi aktivitetet e realizuara, arritjen e trageteve dhe implementimin e masave apo shërbimeve të tjera.

 

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën: Juridik, Ekonomik (pa specifikim), Sociologji, Antropologji, Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Psikologji, Punë Sociale Gjeografi apo Administratë Publike.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën e tregut te punes;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  1. Letërnjoftimi i kompletuar dhe me afat/pasaporta me afat;
  2. Diplomat e kërkuara me konkurs të lëshuara nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomat janë fituar jashtë vendit, duhet te bashkëngjitet vërtetimi i nostrifikimit apo akti qe dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të emërimit në pozitë;
  3. Kopjet e dëshmisë së punësimit (kontratën/kontratat dhe vërtetimin/vërtetimet) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë se punësimit jashtë institucioneve publike u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetësesi në vijim: pasqyrën e pagesave ne fondin e kursimeve pensionale dhe/apo pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
  4. Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike)
  5. Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  6. Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Vëmendje: Referenca/Rekomandimi nuk e zëvendëson asnjërin nga dokumentet e sipërpërmendura dhe nuk mund të konsiderohen si dëshmi për të vërtetuar përvojën e punës, periudhën e punësimit apo masën disiplinore.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendoset tek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

  • ­Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 28/10/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8575
270
1703
7112