Punëtor/e për Kontabilitet dhe Tatime
  • 049 909 110
8 ditë
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Financa Kontabilitet
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Kontabilist/e dhe Tatime (2 vend pune) për klientin e saj, kompani Gjermane në fushën e kontabilitetit dhe tatimeve.

Vendi i Punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi i lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik në softuer;
  • Përgatitja e raporteve në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
  • Menaxhimi i llogarive te arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përgatitja dhe analizimi i harmonizimeve të transaksioneve bankare;
  • Menaxhimi i pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxhmenti.;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Kompani;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik (Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet ose drejtimi Menaxhment);
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programin të kontabilitetit DATEV;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe shkathtësi në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel);
  • Shkathtësi të mira komunikimi në gjuhën gjermane dhe angleze ;
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa;
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune profesionale së paku 2 vite;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 27.09.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8260
221
1666
6993