AUSTRIA PRAEMIX shpk. operon suksesshëm mbi 10 vite në tregun shqiptar dhe kosovar, është partneri lokal i kompanisë ndërkombëtare SCHAUMANN AGRI GmbH për Shqipërinë dhe Kosovën, lider në fushën e prodhimit të premixeve dhe teknologjisë për të ushqyerin e kafshëve. AUSTRIA PRAEMIX shpk. është duke zgjeruar aktivitetin dhe stafin e saj dhe kërkon të punosojë një:
Këshillues/Agjent Rajonal Shitjeje Kosove
Nëse jeni i sapodiplomuar dhe sillni praktika studentore, minimum 6 muaj, i motivuar të zhvilloni aftësitë tuaja teknike dhe ndërpersonale, keni deshirë të mësoni nga NR.1 evropian, kompania SCHAUMANN, bashkohuni me stafin tonë kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne investojmë në të ardhmen Tuaj!
Detyrat:
- Menaxhimi i klientëve ekzistues dhe zgjerimi i rrjetit të shpërndarjes me klientë të rinj në rajonin e Kosovës për produktet e kompanisë SCHAUMANN / AUSTRIA PRAEMIX shpk.
- Aplikimi i strategjive të marketingut të cilat stimulojnë shitjen në terren
- Këshillimi i klientëve duke aplikuar/ rekomanduar metodat më efektive të teknologjisë SCHAUMANN nëpërmjet vizitave këshilluese tek klientët dhe monitorimin efermave.
- Mirë-menaxhimi i kohës nëpërmjet planifikimit/ programeve / raportimeve javore
- Kujdesi për mbërritjen e produktit në kohë dhe cilësi tekklienti
- Kujdesi për ndjekjen e procesit të kryerjes në kohë të pagesave nga klienti
Kualifikimi dhe kërkesat bazë:
- Diplomë në profilin Veterinari dhe/ ose Zooteknikë
- 6 muaj deri në 3 vjet experiencë pune e mëparshme në shitje apo shërbim ndaj klientit.
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit dhe paketës MS Office
- Njohuri mesatare të komunikimit të gjuhëve anglisht ( gjermanisht përbën plus)
- Leje drejtimi automjeti (kusht i domosdoshëm)
- I organizuar, i komunikueshëm dhe aftësi për punë në grup
- Të marrë përgjegjësi për zbatimin e detyrave të ngarkura, korrekt dhe fleksibël
Kompania ofron pagë stimuluese, ambjent sfidues, mundësi për të mësuar dhe trajnuar në vazhdimësi edhe jashtë Shqiperisë.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën:
[email protected] brenda dt. 5 Tetor 2024
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu