TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/ANALIST/HULUMTUES
Ofertim për ekspertizë për lehtësimin e punëtorive, si dhe plotësim/ndryshimin e udhëzimit administrativ nr. 09/2016 për Aplikimin e masave afirmative dhe vendeve të rezervuara për regjistrim të kandidateve nga komunitetet jo shumicë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Prishtinë, 2024
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1.Kontesti i ndërhyrjes:
Në Kosovë, komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida të mëdha për qasje dhe përfshirje në arsimin e lartë. Edhe pse ekzistojnë disa mekanizma mbështetës për këto komunitete, ende mbetet një hendek i madh në mes të përqindjes së tyre të regjistrimit dhe suksesit në arsimin e lartë në krahasim me komunitetet e tjera. Në përpjekje për të përmirësuar qasjen në arsimin e lartë për komunitetet joshumicë, në vitin 2016, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) nxori Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016 për Aplikimin e Masave Afirmative dhe Vendeve të Rezervuara për regjistrimin e kandidatëve nga komunitetet jo shumicë në institucionet publike të arsimit të lartë.
Udhëzimi Administrativ ka si qëllim lehtësimin e qasjes së studentëve nga komunitetet joshumicë në institucionet publike të arsimit të lartë, duke përfshirë edhe masat për mbështetje financiare,
lirimin nga pagesat, rezervimin e vendeve në konvikte dhe menza, dhe aplikimin e kuotave sipas përkatësisë etnike.
Ky udhëzim është një mjet thelbësor për rritjen e numrit të studentëve nga këto komunitete dhe për lehtësimin e procesit të regjistrimit në universitetet publike të Kosovës. Ndonëse Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka miratuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016, i cili përcakton masat afirmative dhe vendet e rezervuara për kandidatët nga komunitetet joshumicë në institucionet publike të arsimit të lartë, ka ende pengesa që kufizojnë përfitimin e plotë nga këto masa dhe nevojitet përditësim për të pasqyruar më mirë nevojat dhe sfidat e tanishme të këtyre komuniteteve
Në këtë kuadër, organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" në bashkëpunim me MASHTI ka marrë nismën për të plotësuar dhe ndryshuar Udhëzimin Administrativ nr. 09/2016, me qëllim përmirësimin e kushteve të regjistrimit dhe mbështetjes së studentëve nga komunitetet joshumicë në Kosovë. Kjo ndërhyrje është një përpjekje për të forcuar dhe përditësuar kuadrin ligjor dhe administrativ, duke krijuar një udhëzim më gjithëpërfshirës dhe të përshtatur për të adresuar nevojat aktuale të këtyre komuniteteve.
QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i Udhëzimit Administrativ nr. 09/2016 për të siguruar që ai adreson më mirë sfidat dhe nevojat e studentëve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Ky përmirësim përfshin dispozitat që lidhen me masat afirmative, respektimin e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve joshumicë, përcaktimin e kuotave sipas përkatësisë etnike, verifikimin dhe vërtetimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin, dhe mbështetjet financiare, përfshirë lirimin nga tarifat dhe rezervimin e vendeve në konvikte dhe mensa studentore për këta studentë.
Për të arritur këtë qëllim, do të angazhohet një ekspert që do të facilitojë dy punëtori, ku do të diskutohet dhe analizohen rekomandimet për përmirësimin e udhëzimit administrativ. Pas këtyre punëtorive, eksperti do të jetë përgjegjës për hartimin dhe plotësimin/ndryshimin e udhëzimit administrativ bazuar në rekomandimet dhe konkluzionet e dala gjatë punëtorive.
Me këtë rast, ne jemi duke kërkuar një ekspert me përvojë të konsiderueshme në fushën e politikave arsimore dhe masave afirmative, i cili do të udhëheqë procesin e rishikimit të udhëzimit dhe do të sigurojë që përmbajtja e re e udhëzimit t’i përgjigjet sfidave aktuale dhe të ofrojë një mbështetje të qëndrueshme për studentët e komuniteteve joshumicë në Kosovë.
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Audienca kryesore për këtë proces përfshin palët e interesuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), institucionet e arsimit të lartë, organizatat joqeveritare që merren me përfshirjen e komuniteteve joshumicë, si dhe përfaqësues të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Udhëzimi i përmirësuar administrativ do të jetë një instrument thelbësor për institucionet publike të arsimit të lartë, duke i detyruar ato të zbatojnë masat afirmative në mënyrë të efektshme dhe të përfshijnë qartësisht nevojat e studentëve nga komunitetet joshumicë. Ky dokument do të udhëzojë gjithashtu këta studentë, duke u ofruar qasje të lehtësuar dhe mbështetje të përshtatur për përfshirjen e tyre në arsimin e lartë.
3.METODOLOGJIA DHE PROCESI
Metodologjia për përditësimin e udhëzimit administrativ do të zhvillohet në tri faza kryesore. E para, ekspertët do të lehtësojnë dy punëtori me përfaqësues nga Ministria e Arsimit, komunitetet jo shumicë, dhe aktorë të tjerë kyç për të diskutuar sfidat dhe për të grumbulluar rekomandime. Në fazën e dytë, bazuar në rezultatet e punëtorive, do të hartohet një version i përditësuar i udhëzimit administrativ që do të reflektojë nevojat e studentëve të komuniteteve jo shumice. E fundit, drafti i ri do t'i paraqitet për konsultime të mëtejshme për të përfshirë çdo feedback dhe për të përfunduar dokumentin që plotëson kërkesat dhe sfidat e identifikuara. Ky proces siguron një qasje gjithëpërfshirëse dhe efektive për përmirësimin e udhëzimit administrativ
Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:
Rezultati përfundimtar do të jetë një udhëzues administrativ i përditësuar që adreson qartë dhe në mënyrë të plotë nevojat specifike të studentëve nga komunitetet jo shumice, duke garantuar barazinë dhe mbështetjen për të gjitha fazat e edukimit të tyre.
4. PRODUKTI
Produkti i këtij angazhimi do të përfshijë dy rezultate kryesore:
Këto produkte do të ndihmojnë në përmirësimin e qasjes dhe mbështetjes për studentët nga komunitetet jo shumicë, duke kontribuar në rritjen e numrit të studentëve dhe në përmirësimin e mundësive të tyre për sukses akademik.
5. PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për përgatitjen e punëtorive, facilitimin e punëtorive, plotësim/ndryshimin e UA 09/2016 dhe raportin përfundimtar.
Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” mbulon në shumën maksimale prej 120 euro për ditë për ekspertë/trajner.
OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartë përmendura.
6. KRITERET E PERZGJEDHJES
7. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme :
8. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]
Ju lutemi shenoni titullin e shpalljes në subjekt!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 11 Tetor 2024
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.