Zyrtar i lartë për stenografi
  • /
Skaduar
Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i marrëdhënieve me publikun dhe informimin

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për stenografi

Klasa e pozitës ; Profesional 1

Koeficienti/Paga : 5.85

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 27/09/2024

Afati për aplikim: 28/09/2024 - 27/10/2024

Institucioni : Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Departamenti: Sekretariati koordinues i Qeverisë

Divizioni: Divizioni per organizimin e mbledhjeve te qeverise dhe koordinim me kuvendin

Vendi i punës: Prishtinë

Nr. i Referencës: RN00015284

Kodi : RPC0008823


Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përshkruan drejtpërdrejt diskutimet në mbledhjet e Qeverisë duke shfrytëzuar stenografinë;
  2. Merr shënime nga diskutimet gjatë mbledhjeve të Qeverisë, të cilat janë të nevojshme për hartimin e Ekstraktit të Procesverbalit, të cilat shërbejnë edhe për hartimet e vendimeve që merren nga kabineti Qeveritar;
  3. Nga CD-ja deshifron Transkriptin nga mbledhjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili transkriptohet në mënyrë të detajuar dhe konform diskutimeve, duke e ruajtur origjinalitetin e diskutimeve;
  4. I pranon, mbanë dhe i ruan inçizimet e mbledhjeve të Qeverisë dhe të ngjashme, dhe sipas kërkesave shtyp materiale nga Transkripti nga mbledhjet e Qeverisë;
  5. Sipas nevojës merr pjesë në mbledhjen e sekretarëve të përgjithshëm, takimet e Trupave Qeveritare dhe Komisioneve Ndërministrore, përshkruan drejtpërdrejtë diskutimet dhe harton procesverbalin;
  6. Asiston në hartimin e shkresave dhe ekspozeve lidhur me propozimet për rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë;
  7. Bën arkivimin e materialeve dhe mbanë evidencën për materialet me të cilat ngarkohet;
  8. Kryen edhe punë tjera që ndërlidhen me pozitën dhe mandatin e divizionit sipas kërkesës së Udhëheqësit të Divizionit.

 

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-sëTë jetë shtetas i Republikës së Kosovës;

  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

  1. Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Gazetari, shkenca komunikimi, gjuhë dhe letërsi, marrëdhënie me publikun, marketing.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimitTë ketë njohuri në audio-stenografike;

  • Aftësi në të shkruar, hartimin e shkresave;
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështje teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
  • Cilësi gjatë kryerjes së detyrave në fushën profesionale;
  • Aftësi për tu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore dhe zgjidhjes se problemeve;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohuri në programet e Microsoft Office;
  • Njohja e gjuhës serbe dhe/apo angleze është përparësi;
  • Të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil dhe trysni kohe, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.

  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprakLista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )


Kriteret specifike shtesë: Nuk ka

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Mënyra e aplikimit

  • Përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik

(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
  • Kandidati përmes aplikimit deklaron dhe mbanë përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve te dorëzuara siç kërkohet nga shpallja e procedurës së rekrutimit .

 

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7393