Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi ligjor
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për legjislacion
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: 5.85
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 27/09/2024
Afati për aplikim: 28/09/2024 - 27/10/2024
Institucioni: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Departamenti: Sekretariati koordinues i Qeverisë
Divizioni : Divizioni per organizimin e mbledhjeve te qeverise dhe koordinim me kuvendin
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës : RN00015283
Kodi: RPC0008822
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin realizon përgatitjet e mbledhjeve të Qeverisë dhe siguron që të gjitha materialet e dërguara në Qeveri për miratim janë të kompletuara në pajtim me kërkesat e përcaktuara në rregulloren përkatëse të punës së Qeverisë;
- Ndërmerr veprime tjera që pasojnë pas mbledhjes përfshirë shpërndarjen e vendimeve për zbatim sipas hallkës së varësisë tek zyrtarët brenda ZKM-së dhe Ministrive ;
- Në bashkëpunim me mbikëqyrësin harton draft – vendimet e mbledhjes se Qeverisë. azhurnon orarin dhe përkujdeset për koherencën e programit legjislativ të Qeverisë;
- Ndihmon mbikëqyrësin më përmirësimin e procesit të përgatitjeve të Mbledhjes së Qeverisë dhe mbledhjes Sekretarëve të Përgjithshëm dhe agjendës te takimeve ;
- Bashkëpunon dhe koordinon punët me Kuvendin e Republikës së Kosovës për procedimin e materialeve të mbledhjes së Qeverisë në Kuvend, gjithashtu pranon dhe shpërndanë materialet dhe shkresat që dërgohen nga administrata e Kuvendit.
- Bashkëpunon dhe koordinon punët në aspekt administrative me Zyrën e Presidentit për procedimin e materialeve dhe shkresave që derivojnë nga mbledhja e Qeverisë, gjithashtu shpërndan shkresat që vijnë nga ky institucion;
- Bashkëpunon me zyrtarët e divizioneve brenda njësisë dhe ZKM-së në monitorimin e zbatimit të vendimeve te Qeverise;
- Përgatit listë paraprake të pikave që mund të shqyrtohen ne mbledhjet vijuese të Qeverisë në konsultim me zyrtaret e njësive brenda ZKM dhe në bashkëpunim me Zyrën Ligjore azhurnon orarin dhe përkujdeset për koherencën e programit legjislativ të Qeverisë.
- Përgatitë raportet periodike dhe vjetore dhe ofron përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera nga fushë veprimtaria e divizionit.
- Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me pozitën dhe mandatin e divizionit dhe SKQ-së të cilat mund te kërkohen kohë pas kohe sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar:Diplomë/a e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në Juridik .
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës, përpilimit të projekt akteve juridike, hartimin e shkresave dhe komunikimi dhe përfaqësimi;
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe në formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështje teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës;
- Cilësi gjatë kryerjes së detyrave në fushën profesionale;
- Aftësi për tu përshtatur prioriteteve dhe kërkesave, afateve kohore dhe zgjidhjes se problemeve;
- Aftësi për të bërë vlerësime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit;
- Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
- Njohuri në programet e Microsoft Office;
- Njohja e gjuhëve të huaja (e preferueshme).
- Të jetë energjik dhe në gjendje të punojë me orar fleksibil dhe trysni kohe, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/11/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë: Nuk ka
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik
(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
- Kandidati përmes aplikimit deklaron dhe mbanë përgjegjësi për vërtetësinë e të gjitha dokumenteve te dorëzuara siç kërkohet nga shpallja e procedurës së rekrutimit .
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen