KURATOR
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR KURATOR

THIRRJE PËR ANGAZHIMIN E NJË KURATORI PËR ORGANIZIMIN E QENDRËS KULTURORE MOBILE.

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj. Në kuadër të këtij misioni, synohet krijimi i Qendres së Historisë dhe Kulturës se komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian, një institucion që do të përfaqësojë dhe promovojë trashëgiminë kulturore dhe historike të komuniteteve në Kosovë dhe më gjerë.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me sfida të shumta në përfshirjen sociale dhe kulturore, duke qenë ndër grupet më të margjinalizuara në vend. Ndërsa këto komunitete kanë një trashëgimi të pasur kulturore, qasja e tyre në hapësirat publike dhe në promovimin e kulturës së tyre shpesh është pothuajse inekzistente. Për të adresuar këtë nevojë dhe për të promovuar diversitetin kulturor, Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve" (VoRAE) synon të krijojë një Qendër Kulturore Mobile, e cila do të prezantohet nëpër qytete dhe fshatra të Kosovës, duke ofruar një platformë për prezantimin dhe promovimin e kulturës së këtyre komuniteteve.

Qendra Kulturore Mobile do të shërbejë si një hapësirë ku mund të organizohen aktivitete artistike dhe kulturore që përfshijnë qytetaret e Kosoves duke ofruar një mundësi për të prezantuar traditat dhe artin e komuniteteve rom, ashkalinje dhe egjiptian. Kjo iniciativë synon të mundesoje dialog ndërkulturor, të promovojë përfshirjen sociale dhe të sjellë më afër komunitetet në të gjithë vendin.

Kuratori i angazhuar për këtë projekt do të ketë një rol të rëndësishëm në organizimin dhe koordinimin e ekspozitave mobile, duke siguruar që të promovojë trashëgiminë kulturore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

QËLLIMI SPECIFIK

Qëllimi i kësaj thirrjeje është angazhimi i një kuratori i/e cili/a do të koordinojë dhe menaxhojë Qendrën Kulturore Mobile, duke organizuar aktivitete dhe ekspozita kulturore nëpër lokacione të ndryshme në Kosovë dhe te zhvilloje konceptin e prezantimit te kultures se ketyre tri komuniteteve ne qendren studentore ne Prishtine. Kuratori do të jetë përgjegjës për zhvillimin e një kalendari të aktiviteteve që do të sjellin artin dhe kulturën më afër qytetareve, duke përfshirë gjithashtu dhe organizimin e punëtorive dhe eventeve që përfshijnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

3. Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijimi konceptual i ekspozites mobile bazuar ne faktet qe prezantojne kulturen dhe identitetin e komuniteteve rom, ashkalinje dhe egjiptian
  • Krijimi konceptual i ekspozimit te artifakteve brenda hapsires se qendres studentore ne Prishtine.
  • Krijimi dhe menaxhimi i një kalendari të aktiviteteve kulturore dhe artistike për Qendrën Kulturore Mobile.
  • Koordinimi i aktiviteteve te ekspozites mobile ne rajone te ndryshme te Kosoves
  • Organizimi i punetorive me pjesetare te komuniteteve per mbledhjen e materialeve kulturore (fizike dhe te shkruara) per prezantimin e tyre
  • Menaxhimi i logjistikës për transportin dhe funksionimin e ekspozites mobile nëpër lokacione të ndryshme.
  • Promovimi i ekspozites mobile në media.

 

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Rregullorja dhe plani i veprimit që do të hartohen në punëtori do të përdoren nga OJQ-të, institucionet publike, dhe partnerët ndërkombëtarë për të forcuar bashkëpunimin dhe përfshirjen sociale të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Dokumentet do të sigurojnë një kornizë për veprim të koordinuar dhe efektiv ndërmjet sektorit joqeveritar dhe institucioneve shtetërore, duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet e margjinalizuara

Pyetjet Kerkimore

  • Si mund të promovojë Qendra Kulturore Mobile trashëgiminë dhe kulturën e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në mënyrë efektive në mbarë Kosovën?
  • Cilat janë praktikat më të mira për të përfshirë komunitetet lokale në aktivitetet kulturore dhe artistike të Qendrës Mobile?
  • Si mund të kontribuojë Qendra në përmirësimin e përfshirjes sociale dhe ndërtimin e dialogut ndërkulturor ndërmjet komuniteteve të ndryshme?
  • Cilat janë sfidat kryesore që mund të hasen në organizimin dhe funksionimin e një qendre kulturore mobile dhe si mund të tejkalohen ato?
  • Si mund të bashkëpunojnë artistët dhe organizatat kulturore për të krijuar programe që reflektojnë diversitetin dhe përfshirjen sociale?
  • Si mund të sigurohet që aktivitetet e organizuara nga Qendra Kulturore Mobile të jenë të qasshme dhe tërheqëse për një audiencë të gjerë?

 

3. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i kurtatorit/es: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme.

6. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushën e arteve, menaxhimit kulturor, historisë së artit ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë të paktën 3 vjeçare në menaxhimin e projekteve kulturore, veçanërisht me fokus në projekte mobile
  • Njohuri të thelluara mbi kulturën dhe trashëgiminë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese për të koordinuar aktivitete në disa lokacione.
  • Përvoja në organizimin e eventeve të lëvizshme dhe në bashkëpunimin me artistë dhe organizata ndërkombëtare është një përparësi.

 

7. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV e përditësuar.
  • Shembuj të punëve të mëparshme në menaxhimin e projekteve kulturore ose aktiviteteve të ngjashme.
  • Propozimi teknik dhe oferta financiare për angazhimin.

 

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected]

Ju lutemi shënoni titullin e shpalljes në subjekt!

Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 21/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7394