Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor (8)
Skaduar
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Gjakovë Gjilan Mitrovicë Pejë Prishtinë Prizren Shtime
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të nenit 79 paragrafi 2 nenit 80 nenit 81 dhe nenit 82 paragrafi 1 të Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, në mbështetje nenit 25 të Statutit të SHSKUK, Sektori i Burimeve Njerëzore të SHSKUK-së, shpallë këtë :

K O N K U R S

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK)

Titulli i vendit të punës:

1. Drejtor Qendrës për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik Shtime.

2. Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Prishtinë.

3. Drejtor i Qendrës se Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Mitrovicë.

4. Dreitor i Qendrës se Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Pejë.

5. Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Prizeren.

6. Drejtor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Gjakovë.

7. Dretor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Gjilan.

8. Dreitor i Qendrës së Shëndetit Mendor me Shtepitë për Integrim ne Bashkësi Ferizaj.

Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së

Kohëzgjatja e kontratës: katër (4) vjet

Periudha provuese: 1/5 e kohëzgjatjes

Koeficienti i pagës: H3 -13.0 sipas Ligjit të Pagave Nr.08/L-196

Orari i punës: i plotë (40 orë ne javë)

Nr. i Referencës: SHSKUK-08/2024-10/8

__________________________________________________________________________________

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Udhëheq me punët operative dhe administrative te njësisë organizative të SHSKUK-së;
  • Koordinon aktivitetet e gjithëmbarshme shëndetësore, financiare dhe administrative të njësisë
  • Monitoron përformancën profesionale dha afarizmin financiar të njësisë;
  • Mbikëqyr zbatimin e përzgjedhjes së shefave dhe stafit tjetër menaxhues në njësinë organizative në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi;
  • Siguron transparencën ligjore të punës dhe veprimtarisë në njësi;
  • Merr pjesë në takimet me Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së;
  • Ushtron veprimtarinë e tij në bazë të Ligjit për Shëndetësi, ligjeve tjera në fuqi, akteve të brendshme të SHSKUK-së;
  • Bën vlerësimin e përformancës individuale të stafit menaxherial të njësisë;
  • Siguron udhëheqje efektive dhe efikase të njësisë, zbaton politikat e Ministrisë së Shëndetësisë;
  • Ofron alternativa, udhëzime dhe orientime strategjike të zhvillimit të shërbimit shëndetësor në nivel të SHSKUK-së;
  • Siguron funksionimin e strukturës efikase menaxhuese brenda njësisë dhe në mënyrë të qartë identifikon nivelet e përgjegjësisë dhe obligimet brenda njësisë;
  • Siguron zhvillimin e të gjitha procedurave dhe politikave të domosdoshme administrative për menaxhimin efikas dhe efektiv në njësi;
  • Siguron sistemin e rishikimit të brendshëm efektiv duke përfshirë ankesat dhe çështjet legale të bazuara në procedura ligjore, si dhe mundëson raportimin zyrtar të rezultateve;
  • Siguron implementimin dhe mbikëqyrjen e veprimeve përmirësuese nga raportet e pranuara nga mbikëqyrja e jashtme dhe e brendshme;
  • Është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të drejtorit dhe stafit nën menaxhimin e tij, implementimi i dokumenteve strategjike të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Shëndetësisë dhe Bordi Drejtues i SHSKUK-së, si dhe raportimi lidhur me implementimin e tyre;
  • Siguron procesin e revizionit efektiv në institucion dhe revizione periodike në mënyrë të vazhdueshme, ndan rezultatet, zbaton dhe mbikëqyr veprimet përmirësuese;
  • Siguron përgatitjen e planit vjetor të punës, diskutimin e tij dhe harmonizimin me Drejtorin e Përgjithshëm dhe përmes tij me Bordin Drejtues të SHKUK-së;
  • Siguron zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e planit të punës të njësisë;
  • Siguron se institucioni ka përgatitë strategjinë e shërbimit që pasqyron direktivat e strategjisë së përgjithshme shëndetësore të SHSKUK-së;
  • Siguron zhvillimin e imazhit pozitiv të brendshëm dhe të jashtëm të njësisë, ndërton raporte të mira me publikun dhe mediet;
  • Siguron transparencë të funksionimit të njësisë, përgatit, publikon dhe ndan me palët e interesuara raportet vjetore të punës së institucionit në përputhje me kornizën ligjore në fuqi;
  • Krijon kushte optimale për punë për stafin e njësisë dhe zhvillon programe konkrete për zhvillimin dhe avancimin profesional të tyre;
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së raporte periodike të rregullta pune dhe sipas kërkesës;
  • Përgatitë për Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së raporte vjetore me deklaratën përcjellëse financiare;

Kriteret e përgjithshme:

  • të jetë shtetasi Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë veprimi, sipas legjislacionit në fuqi;
  • të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje;
  • të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik;
  • të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën kategorinë, klasën apo grupin përkatës; dhe
  • të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

Shkollimi/ afëtësitë/ përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:

  • Të kenë shkollim universitar në ndonjerën nga fushat : shkenca mjekësore, juridik, ekonomik dhe administrat publike, diploma me të paktën 240 kredi/ECTS:
  • Të paktën 6 vite përvojë pune profesionale , prej tyre tre (3) vite në pozita udhëheqëse;
  • Njohja e mirë e sistemit shëndetësor dhe organizimit të punës në institucionet e kujdesit shëndetëso;
  • Njohuri e legjislacionit në përgjithësi dhe të atij në fushën e shëndetësisë ne veçanti;
  • Njohuri në fushën e menaxhimit të financave publike;
  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe në të shkruar;
  • Aftësi për punë ekipore;
  • Njohja e punës me kompjuter (Word, Exel etj);
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi.

Dokumentet që kërkohen:

  • Diploma e shkollimit të kërkuar (kopje);
  • Dëshmi për përvojën e punës dhe përvojen udhëheqëse;
  • Dëshmi për punimet shkencore ose profesionale (nëse keni)
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me

dashje (vertetimin nga gjykata kompetene-origjinalin);

  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të

pushuar sipas këtij ligji;

  • Letërnjoftim – kopje

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe plotësojnë kriteret e kërkuara me konkurs si dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar sipas këtij konkursi.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: Konkursi publikohet në webfaqen e SIMBNJ per 30 ditë nga 10.10.2024 deri më 08.11. 2024 pastaj dorëzimi i aplikacionevë bëhet brenda këtij afati ( 30 ditë). Të gjitha njoftimet e procedurave të rekrutimit bëhen përmes Web faqes së SHSKUK-së.

Paraqitja e kërkesave: Aplikacioni ( duhet të plotësohet në mënyrë elektronike) mund te shkarkohet online ne SIMBNJ dhe dorëzohet në Sektorin e Burimeve Njerëzore në SHSKUK.

Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës, numri i referencës dhe emri i njësisë organizative të SHSKUK-së. Të gjitha dokumentet dhe dëshmitë profesionale t'i bashkëngjiten aplikacionit.

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmitë sipas konkursit të shpallur, për ndryshe

kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.

SHKARKO APLIKACIONIN 

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7394