Ekspert për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsizmin
Skaduar
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT

Ekspert për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsizmin

Prishtinë,2024

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1.Kontesti i ndërhyrjes:

Komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim sistematik dhe paragjykime që ndikojnë në të drejtat e tyre dhe përfshirjen sociale. Në këtë kuadër, organizata synon të zhvillojë një manual që ndihmon në identifikimin, analizimin dhe trajtimin e formave të Antigypsyism-it në nivel institucional dhe publik

  • QËLLIMI SPECIFIK
    1. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
    2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Angazhimi i ekspertit synon krijimin e një udhëzuesi të plotë dhe të detajuar mbi Antigjipsizmin, që do të shërbejë si një burim i rëndësishëm për institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe profesionistët që punojnë me ose për komunitetet Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë. Ky udhëzues ka për qëllim të trajtojë fenomenin e diskriminimit të qëndrueshëm dhe përjashtimit që këto komunitete përjetojnë, duke përfshirë diskriminimin e hapur dhe të fshehur që shpesh injorohet në diskursin publik dhe në politikat e nivelit institucional.

Ky material synon të:

  • Shpjegojë dhe ndërgjegjësojë mbi natyrën dhe format e ndryshme të Antigjipsizmit, përfshirë mënyrën se si ai manifestohet në nivele të ndryshme sociale, politike dhe ekonomike.
  • Ofrojë udhëzime praktike për mënyrën e identifikimit të rasteve të diskriminimit dhe zhvillimin e qasjeve konkrete për të luftuar këtë fenomen.
  • Ndihmojë në zhvillimin e politikave dhe strategjive për parandalimin dhe eliminimin e Antigjipsizmin në Kosovë, duke u bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Ofron një burim të vazhdueshëm referimi për punonjësit e institucioneve dhe shoqërisë civile, duke siguruar që ata të kenë qasje në njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të adresuar dhe trajtuar çështjet që lidhen me Antigypsyism-in.

Nëpërmjet këtij udhëzuesi, synohet të rritet ndërgjegjësimi dhe të përmirësohet qasja në të drejta të barabarta për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në të gjitha sferat e shoqërisë, duke kontribuar kështu në uljen e diskriminimit dhe përjashtimit social të tyre.

  • Kryerja e një analize të kontekstit aktual të Antigjipsizmi në Kosovë dhe rajon.
  • Identifikimi i praktikave më të mira ndërkombëtare për luftimin e Antigjipsizmit
  • Hartimi i një manuali të detajuar që trajton format e ndryshme të Antigjipsizmit
  • Përfshirja e rekomandimeve konkrete për institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile për të adresuar këtë fenomen.
  • Prezantimi i draftit fillestar të manualit tek partnerët dhe grupet e interesit.
  • Përmirësimi i dokumentit në bazë të komenteve dhe sugjerimeve të marrë nga këta aktorë.
  • Finalizimi dhe përgatitja e versionit përfundimtar të udhëzuesit.

Dokumentacionet që do të hartohen nga eksperti/ja janë të destinuara kryesisht për përdorim për Institucionet publike – për zyrtarët që punojnë në hartimin e politikave dhe ligjeve që ndikojnë në të drejtat e komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian, Organizatat joqeveritare dhe aktivistët – për ata që merren me çështjet e diskriminimit dhe të drejtave të njeriut, Institucionet arsimore – si një burim edukativ për të rritur ndërgjegjësimin rreth Antigypsyism-it si dhe qytetaret.

Ky udhëzues do të shërbejë si një mjet informativ dhe praktik për identifikimin dhe trajtimin e diskriminimit, duke promovuar përfshirjen sociale dhe të drejtat

4. PROCESI I REKRUTIMIT

Procesi i rekrutimit të ekspertit/ës për hartimin e dokumentacioneve të Ekipit Ndërinstitucional për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë do të përfshijë hapat e mëposhtëm:

  1. Rekrutimi i ekspertit/ës: Procesi i rekrutimit fillon me shpalljen e pozitës dhe identifikimin e kandidatëve potencialë. Kandidatët potencial mund të jenë individë që plotësojnë kriteret e përcaktuara më poshtë.
  2. Seleksionimi dhe intervistimi: Pas marrjes së aplikacioneve, eksperit/ja i/e përzgjedhur do të selektohet duke u bazuar në kriteret e përcaktuara për pozitën, si përvoja, njohuritë teknike dhe aftësitë e komunikimit. Një proces interviste do të ndihmojë në vlerësimin e aftësive dhe përvojës së kandidatit/ës për të siguruar që ai/ajo është i/e përshtatshëm për pozitën e e kërkuar.
  3. Kontrata dhe takimi fillestar: Pas përzgjedhjes, do të hartohet një kontratë e punës që përcakton detyrat, obligimet dhe kushtet e punës së tyre.
  4. Fillimi i angazhimit: Pas nënshkrimit të kontratës, eksperti/ja do të fillojë punën e tij sipas planit të përcaktuar, duke hartuar dhe zhvilluar dokumentacionet e nevojshme për mbështetjen e Ekipit Ndërinstitucional në përmbushjen e detyrave të tyre.

5.PLANI DHE BUXHETI

Eksperti/ja do të angazhohet për një periudhë prej 30 ditësh pune për zhvillimin e udhëzuesit mbi Antigjipsimin. Puna do të përfshijë faza të hulumtimit, hartimit, prezantimit dhe finalizimit të manualit. Eksperti/ja do të paguhet 120 Euro bruto për ditë, duke çuar në një total prej 3,600 Euro për të gjithë angazhimin. Kjo përfshin çdo aktivitet të nevojshëm për zhvillimin dhe finalizimin e dokumentit, si dhe konsultimet me palët e interesit dhe grupet relevante.

Afati i përfundimit të angazhimit është 30 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.

6. KRITERET E PERZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat e të drejtave të njeriut, sociologjisë, shkencave politike ose fushave të ngjashme.
  • Përvojë të paktën 5-vjeçare në hulumtime dhe publikime mbi çështje të diskriminimit dhe të drejtave të njeriut.
  • Njohuri mbi kontekstin socio-politik të komuniteteve Roma, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë dhe rajon.
  • Aftësi të shkëlqyera në hartimin e dokumenteve strategjike dhe udhëzuesve praktikë.

7. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM

  • CV;
  • Shembuj të dokumentacioneve strategjike ose projekteve të ngjashme të hartuar nga kandidati/ja;
  • Propozimin Teknik

8. MËNYRA E APLIKIMIT:

Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.

Ju lutemi shënoni në subjekt titullin e shpalles!

Afati i fundit për aplikim është deri më datë 28/10/2024

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7394