Zyrtar për Urbanizëm dhe Planifikim
25 ditë
Komuna e Lipjanit
Lipjan
Komune
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarëtpublikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Komuna Lipjan shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Grupi i inxhinierisë së ndërtimit

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Urbanizëm dhe Planifikim

Klasa e pozitës : Profesional 2

Koeficienti/Paga: 4.95

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 18/10/2024

Afati për aplikim: 19/10/2024 - 17/11/2024

Institucioni : Komuna Lipjan

Departamenti : DREJTORATI PËR PLANIFIKIM, URBANIZËM DHE MBROJTJE TË MJEDISIT

Divizioni

Vendi i punës: Zyrtar për Urbanizëm dhe Planifkim

Nr. i Referencës : RN00015529

Kodi: RPC0009068

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Përgatitja e koncepteve/detyrave projektuese për Hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor duke përfshirë : Planin Zhvillimor Komunal, Hartën Zonale të Komunës dhe Planet Rregulluese të Hollësishme
  2. Koordinon mbikëqyrjen e proceseve të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor dhe organizon debatet/ shqyrtimet publike me qytetarë.
  3. Përputhja e dokumenteve të tjera brenda drejtoratit me dokumentet e planifikimit hapësinor.
  4. Përgatitja e detyrave projektuese për hartimin e projekteve kryesorepër zhvillime në infrastrukturë publike,sociale dhe teknike në përputhje me dokumentet e planifikimit hapësinor.
  5. Planifikimi i zhvillimeve në hapësirat e caktuara të cilat janë të trajtuarame dokumentet e planifikimit hapësinor, por mungojnë zgjidhjet sipas normave teknike urbane për çështje të ndryshme. Në bazë të kësaj ofrimi i propozimeve për zgjidhje.
  6. Përgatitja e informacioneve urbane/ekstrakteve nga dokumentet e planifikimit hapësinor sipas kërkesave të palëve dhe subjekteve të tjera publike.
  7. Planifikimi i ndërtimeve dhe caktimi i kushteve ndërtimore për ndërtimin e ndërtesave të kategorive dhe llojeve të ndryshme.
  8. Shqyrtimi dhe analizimi i kërkesave për leje ndërtimore në pajtueshmëri me dokumentet e planifikimit hapësinor.
  9. Monitorimi i zbatimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
  10. Përgatitja e draft raporteve vjetore mbi bazën e monitorimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor.
  11. Kryen edhe detyra të tjera në kuadër të përgjegjësive të caktuara për DPUMM-në.

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.


Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Drejtimi - Inxhinieri e Ndërtimit, Inxhinier Strukturore, Inxhineri Arkitekturore, Inxhinieri Gjeoteknike, Hidroteknikë.
  • Kërkesat specifike: Nuk kërkohet.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojëpune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

 

Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodavekërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazikeose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
  • Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

 

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

 

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 02/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë: Ska

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

 

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
269
1708
7145