Motër Edukatore
12 ditë
Institucioni Parashkollor OJQ "Milingonat"
Prishtinë
Arsim & Edukim
Përshkrimi

INSTITUCIONI PARASHKOLLOR MILINGONAT

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, ( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pika C të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L – 068, Udhëzimit Administrativ nr.06/2015, neni 5, për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, IP ‘’Milingonat’’ – shpall:

K O N K U R S

  1. Motër Edukatore – për moshën 0 - 3 vjeç (2 pozita) – Orari i plotë

Aplikacioni i kompletuar për pozitën Motër Edukatore duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( i cili merret në Institucionin Parashkollor ‘’Milingonat’’ në Lagjen Kodra e Trimave, Rruga ‘’Vëllezërit Fazliu’’, Prishtinë);
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose cerifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare.
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi të përvojës së punës.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për pozitën Motër Edukatore:

1. Fakulteti i edukimit – programi në fëmijërinë e hershme 0-3;

2. Shkolla e mesme e mjekësisë – drejtimi infermiere edukatore;

3. Shkolla e mesme e mjekësisë drejtimi pediatri;

4. Shkolla e mesme e mjekësisë së përgjithshme;

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe Udhëzimeve Administrative nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen kopje në I.P Milingonat dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që i plotësojnë më së miri kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit me: 21.10.2024 deri më datën 04.11.2024.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Institucion Parashkollor ‘’Milingonat”, në adressen: rr. ‘’Vëllezerit Fazliu’’ pn. në Kodrën e Trimave, nga ora 09:00 – 15:00.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8649
269
1708
7145