Zyrtar për Administrimin e Teknologjisë Informative
20 ditë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
Pejë
Te tjera
Përshkrimi

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit : Grupi i teknologjisë informative

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar për Administrimin e Teknologjisë Informative

Klasa e pozitës: Profesional 2

Koeficienti/Paga: 5.1

Nr. i kërkuar: 1

Kohëzgjatja e emërimit: Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit: 28/10/2024

Afati për aplikim: 29/10/2024 - 27/11/2024

Institucioni: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Agjencia e Punësimit të Kosovës

Departamenti : Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Divizioni : Zyra e Punësimit - Pejë

Vendi i punës: Pejë

Nr. i Referencës: RN00015088

Kodi:RPC0008627

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  • Administron rrjetin e internetit dhe intranetit ne Zyrën e Punësimit, Qendrën për Aftësim Profesional dhe me autorizim nga udhëheqësi edhe në Zyrat e Punësimit të tjera;
  • Është përgjegjës për funksionimin e internetit dhe intranetit;
  • Rregullon dhe eliminon problemet softuerike dhe harduerike dhe mbron sistemet informative nga viruset;
  • Ofron mbështetje për zyrtaret rreth përdorimit të Sistemit Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP);
  • Mirëmban, konfiguron dhe mundëson funksionimin e outlook-ut por edhe paketës se Office ne tërësi;
  • Administron konzollen e shfrytëzuesve te postes elektronike, bazën e të dhënave dhe ju mundëson të gjithë kompjuterëve të kenë qasje të përhershme;
  • Mirëmban kompjuterët, printerët dhe fotokopjet;
  • Rregullon dhe eliminon problemet softuerike dhe harduerike;
  • Merr pjesë në realizimin e zgjidhjeve që lidhen me rrjetet kompjuterike dhe mirëmbajtjen e sistemeve softuerike;
  • Kryen dhe detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

 

Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

 

Kërkesat e përgjithshme formale

Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor). Diplomë e nivelit të pestë të KKK, për fushën e TIK.

Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor) në fushën: Shkencave kompjuterike, Inxhinieri kompjuterike dhe softuerike, Informatikë inxhinierike, Teknologji e informacionit dhe Telekomunikim, Informatikë dhe Teknologji informative, InxhineriElektroteknike Kompjuterike me Telekomunikacion.

Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.


Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

Njohuri të plota dhe të specializuara në fushën e TI-se;

Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;

Njohuri të mira metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve;

Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;

Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;

Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.

Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).


Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  1. Letërnjoftimi i kompletuar dhe me afat/pasaporta me afat;
  2. Diplomat e kërkuara me konkurs të lëshuara nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diplomat janë fituar jashtë vendit, duhet te bashkëngjitet vërtetimi i nostrifikimit apo akti qe dëshmon se diploma e fituar jashtë vendit është ne procedure te nostrifikimit, me kusht qe nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të emërimit në pozitë;
  3. Kopjet e dëshmisë së punësimit (kontratën/kontratat dhe vërtetimin/vërtetimet) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë se punësimit jashtë institucioneve publike u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetësesi në vijim: pasqyrën e pagesave ne fondin e kursimeve pensionale dhe/apo pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
  4. Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kandidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike)
  5. Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
  6. Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Vëmendje: Referenca/Rekomandimi nuk e zëvendëson asnjërin nga dokumentet e sipërpërmendura dhe nuk mund të konsiderohen si dëshmi për të vërtetuar përvojën e punës, periudhën e punësimit apo masën disiplinore.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit (mund të vendoset tek pika 5 ose në fund tek të dhënat shtesë, sido që është më e lehtë teknikisht).

­Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.

­Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.

­Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.

Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 12/12/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

 

Kriteret specifike shtesë

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët

Mënyra e aplikimit

Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik(https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8794
222
1722
7208