Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 5, 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 01/2024 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare të Auditimit, lidhur me nenin 29.2 të Rregullores (ZKA) 03/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2024 si dhe Vendimit të Auditores së Përgjithshme me Nr.1666 për plotësimin e vendit të lirë të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:
KONKURS
për plotësimin e vendit të lirë të punës
1. Pozita: Auditor junior për auditim financiar dhe pajtueshmëri
Numri i referencës: AJAFP/ZKA/10-13/24
Grada: ZKA-Z4
Numri i pozitave: Tre (3)
Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ndihmon UE në mbledhjen e informatave paraprakepër auditimet ku angazhohet, për përgatitjen e dosjeve të auditimit dhe punë tjera në lidhje me auditimin;
- Shkrimi i letrave të punës së auditimit të qarta për çështjet e trajtuara dhe sipas standardeve tëZKA-së dhe të njëjtat i dorëzon me kohë të UE;
- Indeksimi i letravetë punës për temat (mostrat)dhe fushat e audituara dhe të gjithadokumentet (edhe ato që merren në Entitete) duhet të jenë në pajtueshmëri më formatin dhe kërkesat e përcaktuar nga metodologjia, që t’i mundësoj UE një rishikim me të lehtë;
- Përfundimi me kohë i letrave të punës, memove të komponentëve dhe të gjitha detyrave sipas kërkesave të UE për t’i arritur planet kohore të aprovuar nga menaxhmenti;
- Ofron bashkëpunim dhe informata të sakta për Ekipin e auditimit, departamentin e tij dhe me të gjithësektorët dhe departamentet e tjerë në kuadër të ZKA-së;
- Ndihmon stafin tjetër të ekipit dhe të departamentit, rreth punëve audituese, për përdorim të teknologjisë informative, ofron përkrahje UE dhe të jetë përgjegjës në ushtrimin e detyrave për realizimin e objektivave të ekipit dhe të departamentit;
- Komunikim të mirë me anëtarët e ekipit me UE, DD, stafin e ZKA dhe me stafin e entiteteve gjatë auditimit;
- Të ruajë dhe azhurnoi njohuritë profesionale dhe teknikedhe të tregon gatishmëri për të marrë njohuri të reja nga fusha e auditimit për fushat e dakorduara me UE dhe DD gjatë vlerësimit të përformancës për vitin e kaluar, dhe të ndjekë trajnimet e organizuara nga ZKA që lidhen me Edukimine Vazhdueshëm Profesional;
- Tregon integritet të lartë dhe vepron në pajtim me Kodin Etik dhe të Mirësjelljes Profesionale, si brenda ashtu edhe jashtë ZKA-së;
- Kryen edhe detyra tjera profesionale që mund të kërkohen nga UE dhe DD i/e tij.
Kërkesat e përgjithshme formale për këtë pozitë të punës, në auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë, janë:
- Arsimimi: Diplomë fakulteti në ekonomik, juridik, administratë publike, matematikë financiare në banka dhe sigurime ose Inxhinierisë;
- Përvoja profesionale: Dy (2) vite përvojë pune profesionale në auditim, kontabilitet, financa ose administratë;
- Certifikimi: Të ketë certifikatë si teknik kontabilitetit, asistent-auditor i sektorit publik ose auditor i brendshëm.
Shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri në fushëne auditimeve;
- Shkathtësi në organizim të punës dhe përmbushje të objektivave;
- Njohuri të akteve juridike të aplikueshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit;
- Njohuri për mbikëqyrje efektive të punësprofesionale;
- Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
- Aftësi motivuese, dhe komunikuese në ekip;
- Të posedoj aftësitë mira ndër-personale.
Informata të përgjithshme për kandidatë:
Përcaktimi i pagësbëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Procedura e Aplikimit:
Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriterete konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:
- formularin zyrtartë ZKA-së për aplikim;
- kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- dëshmitë për përgatitjen arsimore (Diplomë fakulteti). Diplomat e fituarajashtë Kosovës duhettë jenë të nostrifikuara;
- certifikatë për teknik kontabiliteti, asistent-auditor i sektoritpublik ose auditim i brendshëm;
- dëshmitë për përvojën e punës (Kontratë Pune ose Vërtetim i Marrëdhënies së punës, të shoqëruara me dëshmi nga Trusti);
- dëshmia nga gjykataqë nuk është i dënuarme vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitëe zyrtarit publik (nëse aplikohet);
Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merretparasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 12.11.2024 ora 16.00.
Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja:Arbëria, rr. “AhmetKrasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.
Shënim:
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundittë afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.
Formulari Zyrtar i Aplikimit