Auditor junior për auditim të performancës (2)
  • /
5 ditë
Zyra Kombëtare e Auditimit
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 5, 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 01/2024 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare , lidhur me nenin 29.3 Rregullores (ZKA) 03/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2024 si dhe Vendimit të Auditores së Përgjithshme me Nr.1666 për plotësimin e vendit të lirë të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendit të lirë të punës

  1. Pozita: Auditor junior për auditim të performancës
    Numri i referencës: AJAP/ZKA/10-14/24

Grada: ZKA-Z4

Numri i pozitave: Dy (2)

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen auditime sipas planit vjetor, rregullave dhe metodologjisë së ZKA-së, Kodit të Etikës dhe në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe raporton Drejtorit të Departamentit të Auditimit dhe udhëheqësit të ekipit të auditimit;
  • Kryen hulumtimedhe analizë për fushën të caktuar dhe bën propozimin e temave audituesepër planifikimin strategjik dhe atë vjetor të ZKA-së;(nën mbikëqyrje nga UA);
  • Pjesëmarrje aktivenë parastudim të auditimit në fusha të caktuara dhe deleguara nga UE;
  • Ofron përkrahje profesionale duke kryerhulumtime dhe analizate të dhënave të mbledhura dhe prezantimin e tyre;
  • Mbajtja e shënimeve dhe dokumentimi i intervistimit dhe gjetjeve tjera;
  • Nxjerrja konkluzioneve dhe dhënia e rekomandimeve duke u mbështetur në dëshmitë audituesedhe në bazë të gjykimit profesional;
  • Përgatitja e Letrave të punës me kohë së bashku me dëshmitë përkatëse dhe memo përmbledhës lidhur me auditimin e komponentës, fushës apo pyetjeve audituese, e cila i është caktuar;
  • Indeksimi i letrave të punës dhe diskutimi me Udhëheqësin e tij/saj;
  • Raportimi i vazhdueshëm te mbikëqyrësi lidhurme progresin e arritur në auditim;
  • Aplikimi i punës online sipas kërkesave dhe udhëzimeve në nivel të zyrës për situata të caktuara;
  • Kryen edhe detyra të tjera profesionale të kërkuara nga UEA dhe nga Drejtorii departamentit.

Kërkesat e përgjithshme formale për këtë pozitë të punës, në auditimet e performancës janë:

  • Arsimimi: Diplomë fakultetinë ekonomi, juridik,administratë publike, shkenca politike, shëndetësi, komunikimit ose inxhinierisë;
  • Përvoja profesionale: Dy (2) vite përvojë pune profesionale në hulumtim, analiza,financa ose auditim;
  • Preferohet njohurie gjuhës angleze.
  • Njohuri në fushën e auditimeve;

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkathtësi në organizim të punës dhe përmbushje të objektivave;
  • Njohuri të akteve juridiketë aplikueshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit;
  • Njohuri për mbikëqyrje efektivetë punës profesionale;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi motivuese, dhe komunikuese në ekip;
  • Të posedojaftësi të mira ndër-personale.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagës bëhet nëpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriterete konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtartë ZKA-së për aplikim;
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore(Diplomë fakulteti). Diplomate fituara jashtë Kosovës duhettë jenë të nostrifikuara;
  • dëshmitë për përvojën e punës (KontratëPune ose Vërtetim i Marrëdhënies së punës, të shoqëruara me dëshmi nga Trusti);
  • dëshmia nga gjykata që nuk ështëi dënuar me vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitëe zyrtarit publik (nëse aplikohet);

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merretparasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 12.11.2024 ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundittë afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Formulari Zyrtar i Aplikimit

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8794
222
1722
7208