TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT
TERM I REFERENCËS PËR PRODUKTIMIN E VIDEOVE ONLINE PËR SESIONET E ANTIGJIPSIZMIT - VIDEO TË SHKURTRA DHE TË GJATA Prishtinë |
Aprovuar nga drejtori ekzekutiv _____________________ Nënshkrimi |
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selin në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
2. Kontesti i ndërhyrjes:
Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë përballen me diskriminim dhe përjashtim social të vazhdueshëm, një situatë që është pasojë e antigjipsizmit — një formë e veçantë e racizmit që i drejtohet këtyre komuniteteve. Antigjipsizmi shfaqet në forma të ndryshme, si përjashtimi nga tregu i punës, mungesa e qasjes në arsim cilësor dhe shërbime publike, si dhe stigmatizimi kulturor dhe social. Këto pengesa i vendosin komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në disavantazh të madh, duke përjetësuar ciklet e varfërisë dhe përjashtimit social.
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme për të luftuar antigjipsizmin përmes organizimit të sesioneve të dedikuara për këtë temë. Këto sesione synojnë të rrisin ndërgjegjësimin e shoqërisë së gjerë dhe institucioneve publike mbi ndikimin e antigjipsizmit dhe të ofrojnë mjete praktike për të luftuar këtë fenomen. Duke u bazuar në përvojat dhe rekomandimet nga ekspertët dhe anëtarët e komuniteteve të prekura, sesionet ofrojnë një platformë për diskutim dhe reflektim mbi mënyrat më efektive për të adresuar dhe eliminuar paragjykimet racore.
Për të rritur ndikimin dhe arritjen e këtyre sesioneve, është e nevojshme prodhimi i videove që përmbledhin përmbajtjet e diskutuara dhe rekomandimet kryesore. Këto video do të shërbejnë si një mjet edukativ për publikun e gjerë dhe një burim i vlefshëm për organizatat që merren me promovimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjes sociale të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Video të tilla, në gjuhën shqipe me titra në gjuhët rome, serbe dhe angleze, do të sigurojnë qasje më të gjerë dhe do të lehtësojnë shpërndarjen e mesazheve kyçe në platforma të ndryshme mediatike dhe sociale.
3. QËLLIMI SPECIFIK
Qëllimi i këtij angazhimi është të krijohen video që shërbejnë për të promovuar dhe edukuar publikun mbi sfidat e antigjipsizmit dhe të ofrojnë mjete për ta luftuar këtë fenomen. Videot do të shpërndahen në platforma online dhe media sociale, duke arritur një audiencë të gjerë dhe duke përfshirë mesazhe në disa gjuhë për t'u përshtatur me audiencat e ndryshme.
4. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Kompanisë/Ekspertit:
Të prodhohen dy formate të videove:
5. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Videot e prodhuara për sesionet e antigjipsizmit do të kenë një audiencë të gjerë dhe të larmishme, duke përfshirë:
6.PLANI DHE BUXHETI
Eksperti do të angazhohet për hartimin e dokumenteve përkatëse për zbatimin e përgjegjësive te caktuara. Pagesa do të bëhet në këste, bazuar në përparimin e arritur dhe dorëzimin e materialeve të përfunduara sipas planit të punë.
7. KRITERET E PERZGJEDHJES
8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR /KUSHTET PËR APLIKIM
9. MËNYRA E APLIKIMIT:
Aplikimi duhet të dorëzohet në formë të shkresës zyrtare në adresën e organizatës [email protected] .
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 08.11.2024
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.