Shtëpiake
  • 049 909 110
Skaduar
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Prishtinë
Gastronomi
Përshkrimi

Shield Recruitment & HR kërkon Shtëpiake për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në të gjitha hapësirat e Hotelit, përfshire: dhomat, banjat, terracat e Hotelit, hollin e Hotelit, korridoret, shkallët, sallat e konferencave dhe banketeve, restaurantit, kuzhinës, zonës së Wellness-it, ashensorët, zyrat e Administratës, recepsionit dhe tualetet publike;
  • Përkujdeset që të furnizohet me kohë me paisjet dhe materialet të cilat do ti vendos në karrocën e punës, të nevojshme për pastrimin e dhomave, duke zëvendësuar çarçafët dhe peshqirët e ndotur me ata të pastër;
  • Përkujdeset qe gjatë pastrimit të dhomave të rregulloj shtratin, të bëj pastrimin dhe dezinfektimin e banjës, zëvendësimin e gjërave sanitare, heqjen e mbeturinave, pastrimin e pluhurit nga mobiliet, pastrimin e tepihut, largimin e shisheve të zbrazta dhe mbushjen e mini barit në dhomë;
  • Përkujdeset qe pas pastrimit dhe largimit nga dhoma, të sigurohet se dhoma është e gatshme për mysafirët e tjerë ;
  • Obligohet që gjatë pastrimit të dhomës së mysafirit, për cdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejtë;
  • Përkujdeset që me kërkesen e mysafirit të pranoj rrobat e palara për dërgimin e tyre në lavanderi;
  • Përkujdeset që për çdo mangësi apo defekt në dhoma, ti informoj departamentet përkatëse për riparimet në dhomat e mysafirëve ;
  • Përkujdeset për përdorimin në mënyrë të rregulltë të paisjeve elektrike të cilat shërbejnë për pastrim ;
  • Përgjegjëse që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet dhe energjinë;
  • Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë ;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Përgatitje arsimore të mesme në Fushën e hotelerisë;
  • Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në mirëmbajtjen e hoteleve me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara organizimi;
  • Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi dhe preferohet njohja e gjuhës angleze;

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 19 Nëntor 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9030
186
1752
7319