Organizator/e për transport ndërkombëtar
  • +383 (0) 38/733- 377
Skaduar
Kosmonte Foods Sh.P.K
Fushë Kosovë
Te tjera
Përshkrimi

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për poziten:

Pozita: Organizator/e për transport ndërkombëtar

Departamenti: Logjistikë

Përgjegjësite e pozitës:

Përgjegjës për analizim dhe përpilim të strategjisë së organizimit të transportit për mallra në mënyrën më efikase të mundëshme në përputhje me kërkesat dhe objektivat e Kompanisë si dhe organizimin me përpikmëri dhe korrektësi të transportit të mallrave në ngarkesa te plota dhe parciale nga vendi i origjinës deri në depon qendrore të Kompanisë në përputhshmëri dhe përmbushje të procedurave për import / export.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Planifikon dhe organizon routen e transportit për kombinime të ngarkesave dhe porosive;
  • Mbledh oferta nga transportuesit dhe zgjedh shërbimin më të përshtatshëm;
  • Rezervon transportin për ngarkesat e planifikuara;
  • Komunikon në mënyrë efektive me operator transporti dhe përgjigjjet ndaj çdo kërkese;
  • Negocion çmimet dhe monitoron kostot e transportit;
  • Përgatit dhe përpunon dokumentacionin për dërgesa;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentin e Importit për të koordinuar ngarkesat e porosive;
  • Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës
  • Dokumenton proceset dhe i raporton tek menaxhmenti sipas nevojës si dhe,
  • Monitoron dhe vlerëson performancen e operatorëve.
    • Kualifikimi i lartë universitar (bachelor) është i obligueshëm;

Kualifikimet e kërkuara

  • Të ketë njohuri për import dhe eksport;
  • Të ketë njohuri për transporte rrugore, detare dhe ajrore;
  • Njohuri të shkëlqyera gjeografike;
  • Njohuri e mirë e gjuhës serbo-kroate dhe angleze,
  • Njohuri e mirë e paketës Microsoft Office, MS Excel në veçanti,
  • Aftësi të mira analitike dhe aftësi të mira llogaritëse;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Preferohet përvojë pune në fushën relevante minimalisht 1 vit.

Orari i punes: I plotë

Paga dhe përfitimet: Ofrohet pagë konkuruese dhe pako përfitimesh që përfshin transportin, shujten ditore, sigurimin shëndetësor si dhe mundësi zhvillimi professional.
Bashkohuni me një ekip shumë të motivuar me një mjedis pune të hapur dhe komunikues.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet sipas pozitës, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre me dokumentacionin relevant në posten elektronike:

[email protected] .

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet e kërkuara për tu bërë antarë ekipi, do të kontaktohen për intervsitë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 06/11/2024 deri me 20/11/2024.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9029
185
1752
7319