Punëtor Fizik
6 ditë
K.R.U Gjakova
Gjakovë
Te tjera
Përshkrimi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/ 2024 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, dhe Rregulloren e Brendshme Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik – K.R.U. “Gjakova” Sh.A, shpall:

KONKURS TË JASHTËM

Titulli i vendit të Punës - Punëtor Fizik
Titulli i mbikëqyrësit : Kryepunëtorit dhe Shefit të Mirëmbajtjes së rrjeti të Ujësjellësit.
Numri i referencës: 3063
Numri i pozitave : Një (1)
Vendi i punës: Gjakovë
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ me mundësi vazhdimi/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.
Paga - 570
Orari i punës - I Plotë
Procedura e Aplikimit : I Jashtëm

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Punon në gropimin e kanaleve dhe pastrimin e tyre gjatë eliminimit të defekteve;
  • Punon në ngarkimin dhe shkarkimin e materialeve të ndryshme,
  • Benë pastrimin e objekteve, kanaleve dhe pjesëve tjera,
  • Ndihmon punëtorëve të KV gjatë eliminimit të defekteve,
  • I zbaton masat e mbrojtjes në punë dhe masave higjenoteknike,
  • Punon dhe punë të tjera sipas urdhrit të udheheqësit të drejtpërdrejtë,

Kualifikimi, përvoja e punës/aftësitë të tjera.

  • Përgatitja profesionale/Shkollore: Punëtor i pa kualifikuar - Shkolla Fillore e preferuar
  • Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike në kryerjen e detyrave të punës fizike
  • Njohuri të përgjithshme profesionale e preferueshme certifikime profesionale,

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjese e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre – Formati PDF

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës elektronike (email) [email protected].
  • Në email për aplikim duhet të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
  • Aplikacioni ( formulari) për konkurrim shkarkohet në ueb-faqen e Kompanisë www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/
  • CV-ja
  • (Nëse posedon) Dëshmia e kualifikimit – Kopjen e Diplomës së Shkollës Fillore, nëse diploma është fituar jashtë vendit vërtetimin për nostrifikim të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedure të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e përfundimit të procedurave të rekrutimit/përzgjedhjes për atë pozitë.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit/përvojës së punës.
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopja e Certifikatës së lindjes,

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje/të skanuara me pdf

Dëshmitë që nuk kërkohen gjate aplikimit por kërkohen në fund të procesit përpara nënshkrimit të kontratës së kandidatit/es së përzgjedhur:

  • Aplikantët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e dokumentacioneve të dorëzuar përmes e-mailit ,dhe origjinalet apo të njësuara me origjinalet - mund të kërkohen përpara nënshkrimit të kontratës.
  • Certifikata shëndetësore

Mënyra e aplikimit

Aplikimi behet përmes e-mailit elektronik [email protected] ku bashkëngjiten të gjitha dokumentet sipas kërkesave në konkursAplikacionin për punësim e shkarkoni në: www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/. Të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit duhet të dërgohen në email, pas aplikimit të suksesshëm do të pranoni njëe-mail për konfirmimnëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. E tel. 0390 310513, gjithashtu mund të shkruani edhe në e-mailin e mësipërm për të vërtetuar aplikimin tuaj vetëm nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues.

Njoftimi me rezultatet e konkursit publik

Lista e kandidateve te cilët i plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet në tabelën e shpalljeve të kompanisë të K.R.U. “Gjakova: Sh.A, gjithashtu kandidatet individualisht do të njoftohen për rezultatin e këtij konkursi duke respektuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik.

Kalendari i përafërt i procedurave të rekrutimit

  • Brenda 7 ditëve pas mbylljes së konkursit- Njësia e BNJ bën verifikimin paraprak të aplikacioneve (Listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet)
  • Testimi me shkrim zhvillohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të fazës së verifikimit paraprak të aplikacioneve
  • Kandidatët e suksesshëm ftohen në interviste brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së vlerësimit të testit me shkrim.
  • Pas përfundimit të intervistave Njësia e BNJ brenda 5 ditëve harton raportin përfundimtar ku bën kalkulimin e pikëseve në çdo faze dhe bën shpalljen rezultateve përfundimtare vetëm për kandidatet fitues, me më së shumti pikë të fituara dhe njofton kandidatët në mënyrë individuale përmes e-mailit elektronik.
  • Ankesat që mund të paraqiten gjatë procesit të rekrutimit do të pezullojnë afatet e lartcekura konform UA01/2024.

K.R.U. “Gjakova” Sh.A fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pozitën/at e publikuar/a

Afati i konkurrimit është nga data 13/11/2024 deri me 27/11/2024. deri në ora 16:00h.

Mënyra e Vlerësimit të kandidateve

  • Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) Pikë
  • Intervista deri në njëzet (20) pike
  • Jetë përshkrimi ( CV) deri në dhjetë (10) pike

Kalendari i përafërt i procedurave të rekrutimit -

  • Brenda 7 ditëve pas mbylljes së konkursit- Njësia e BNJ bën verifikimin paraprak të aplikacioneve (Listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet)
  • Testimi me shkrim zhvillohet brenda 10 ditëve pas përfundimit të fazës së verifikimit paraprak të aplikacioneve
  • Kandidatët e suksesshëm ftohen në interviste brenda 7 ditëve nga data e mbylljes së vlerësimit të testit me shkrim.
  • Pas përfundimit të intervistave Njësia e BNJ brenda 5 ditëve harton raportin përfundimtar ku bën kalkulimin e pikëseve në çdo faze dhe bën shpalljen rezultateve përfundimtare vetëm për kandidatet fitues, me më së shumti pikë të fituara dhe njofton kandidatët në mënyrë individuale përmes e-mailit elektronik.
  • Ankesat që mund të paraqiten gjatë procesit të rekrutimit do të pezullojnë afatet e lartcekura konform UA01/2024

KRU Gjakova Sh.a fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për pozitën/at e publikuar/a

Afati i konkurrimit është nga data 13/11/2024 deri me 27/11/2024. deri në ora 16:00h.

Vërejtje: Aplikacionet pranohen vetëm përmes e-mailit elektronik, ato të dërguara pas afatit për aplikim dhe të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8916
201
1740
7272