Lexues / Shpërndarës i Faturave
13 ditë
K.R.U Gjakova
Rahovec
Te tjera
Përshkrimi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.01/ 2024 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, dhe Rregulloren e Brendshme Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin publik- KRU-Gjakova shpall :

K O N K U R S TË JASHTEM

Titulli i vendit të punës- Lexues / Shpërndarës i Faturave

Titulli i Mbikëqyrësit : Shefit të Sesionit Komercial , Menaxherit Komercial

Numri i Referencës : 3061

Numri i pozitave: 1 ( Një )

Vendi i Punës: Rahovec

Paga- 600 €

Kohëzgjatja e kontratës : Në Kohë të caktuarndërsa Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës /Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Orari i punës- I Plotë

Procedura e Aplikimit : I jashtëm

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës :

  • Ngarkohen me faktura për çdo muaj veç e veç gjatë vitit, që bëhen për ujin e pijes të shpenzuar sipas klientëve –konsumatorëve që kanë në evidencën –regjistrin e tyre
  • Sipas evidencës –regjistrit të tyre bëjnë shpërndarjen e faturave të klientit - konsuamtorët sipas evidences në lokacionin e tyre ,
  • Njoftojnë klientët –konsumatorët që për borgjet e pa paguara e të mbetura me saldo mund të bëjnë riprogramimin e tyre në afat 1-36 muaj /kiste ,duke arritur marëveshje dhe duke nënshkruar ate ku thuhet se së bashku me faturen e muajit të fundit duhet paguar edhe kësti mujor i borxhit .
  • Për çdo mosrespektim të marrëveshjes së riprogramimit të borgjit nga ana e klientit –konsumatorit që në herën e pare të cilit do muaj për pagesen e borgjit ,bëhet kërkesa për çkyçje ,duke kërkuar ekipin e çkyçjes për të çkyçur klientin –konsumatorin ,ku menagjeri i shërbimit cakton daten ,oren dhe siguron pjesmarrjen e policisë ;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas urdherit të shefit ,Menaxherit të Shitjes
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e sakt të ujit të pijes të shpenzuar perms ujëmatësit te klientët–konsumatorët dhe ate 100% ,sipas evidences që ka në lokacionin e tij, duke evidentuar në librin regjistrin e tij .
  • Regjistron për çdo muaj gjendjen e sakt të klientëve –konsumatorëve që shpenzojnë ujin e pijes pa ujëmatës (paushall ),bëjnë evidentimin e tyre në lokacionin e tij duke bërë procesverbalin me të gjitha të dhënat ,si dhe raportojnë në Kompani
  • Gjatë leximit obligohen të evidentojnë perms procesverbalit – rastet; e zbulimit të ujmatësve në gjendje jo të rregullt ,rastet e kyçjeve të pa ligjshme–ilegale (së paku 2 lidhje), si dhe rastet e konsumatorëve të ri dhe i raportojnë ato në menyrë të rregullt çdo ditë duke mbajt edhe evidencat në librin e tyre ,duke paraqit te menaxheri i sherbimit të shitjes ,i cili vazhdon procedurat për masat konkrete ligjore .
  • Lajmëron prishjet dhe rrjedhjet e ujit të pijes që ndodhin në terenin e tij
  • Përgjigjet shefit të tij përkatësisht menaxherit ekzekutiv ;
  • Si dhe detyrat tjera të cilat (mëtutje) mund të jenë të përshkruara në përshkrimin e bashkangjitur të punës ose të caktuara nga punëdhënësi.

Kualifikimi, përvoja e punës/Aftësi të tjera

  • Përgatitja profesionale/Shkollore – Shkolla e Mesme
  • Së paku 1 vjet përvojë pune
  • Njohja e punës me kompjuter: njohuri për kompjuter (MS. Office)

Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjese e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre – Formati PDF

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës elektronike (email) [email protected].
  • Në email për aplikim duhet të bashkëngjiten dokumentet si në vijim:
  • Aplikacioni ( formulari) për konkurrim shkarkohet në ueb-faqen e Kompanisë www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/
  • CV-ja
  • Dëshmia e kualifikimit – Kopjen e Diplomës së Shkollës së Mesme-noterizuar, nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin për nostrifikim të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedure të nostrifikimit , me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e përfundimit të procedurave të rekrutimit/përzgjedhjes për atë pozitë.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime jo më e vjetër se 6 muaj.
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit/përvojës së punës.
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës
  • Kopja e Certifikatës së lindjes,

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje/të skanuara me pdf

Dëshmitë që nuk kërkohen gjate aplikimit por kërkohen në fund të procesit përpara nënshkrimit të kontratës së kandidatit/es së përzgjedhur:

  • Aplikantët mbajnë përgjegjësi për origjinalitetin e dokumentacioneve të dorëzuar përmes e-mailit ,dhe origjinalet apo të njësuara me origjinalet- mund të kërkohen përpara nënshkrimit të kontratës.
  • Certifikata shëndetësore

Mënyra e aplikimit

Aplikimi behet përmes e-mailit elektronik [email protected] ku bashkëngjiten të gjitha dokumentet sipas kërkesave në konkursAplikacionin për punësim e shkarkoni në: www.kru-gjakova.com/aplikacion-per-punesim/. Të gjitha dokumentet e kërkuara sipas konkursit duhet të dërgohen në email, pas aplikimit të suksesshëm do të pranoni një e-mail për konfirmimnëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues, atëherë kontaktoni në nr. E tel.0390 310513, gjithashtu mund të shkruani edhe në e-mailin e mësipërm për të vërtetuar aplikimin tuaj vetëm nëse nuk keni pranuar e-mailin konfirmues.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8863
219
1729
7252