AGJENT/E CALL CENTER - Gjuhë Gjermane
  • /
24 ditë
Aquila Connect LLC
Prishtinë
Telekomunikim
Përshkrimi

Shpallje Pune – Agjent/e Call Center (Njohës/e e Gjuhës Gjermane)

Aquila Connect LLC është në kërkim të profesionistëve të talentuar që zotërojnë gjuhën gjermane për të plotësuar pozitat e Agjentëve të Call Center. Nëse zotëron aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe dëshiron të zhvillosh karrierën tënde në një mjedis profesional, kjo është mundësia që po kërkon!

Kualifikimet që kërkojmë:

  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës gjermane (të folur dhe të shkruar).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe qasje profesionale ndaj klientëve.
  • Qëndrim pozitiv, përkushtim dhe aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.
  • Njohuri bazike kompjuterike (MS Office, e-mail, etj.).
  • Përvoja e mëparshme në Call Center përbën një avantazh, por nuk është e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë ne:

  • Pagë konkurruese me bonuse dhe shpërblime për performancën tuaj.
  • Trajnime profesionale falas, duke ju ndihmuar të zhvilloni aftësi të reja dhe të përmirësoni ato ekzistuese.
  • Një mjedis pune modern dhe miqësor, që nxit zhvillimin dhe përmirësimin profesional.
  • Mundësi për avancim në karrierë, me mbështetje të vazhdueshme nga ekipi ynë menaxherial.

Detyrat kryesore të punës:

  • Komunikimi me klientët gjerman foles në mënyrë profesionale dhe miqësore përmes telefonit.
  • Zgjidhja e problemeve dhe kërkesave të klientëve me efikasitet dhe përkushtim.
  • Ofrimi i informacionit të saktë për produktet dhe shërbimet e kompanisë.
  • Përcjellja e feedback-ut dhe nevojave të klientëve te menaxhmenti për përmirësime të mëtejshme.

Pse të na zgjedhësh?

Tek Aquila Connect LLC, ne e vlerësojmë shumë punën dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Ju do të bëheni pjesë e një ekipi që ju mbështet, inkurajon dhe ofron hapësirë për të arritur potencialin tuaj maksimal.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]

Për më shumë informacione, na kontaktoni në numrin e telefonit: +383 48 468 468

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe ndërto një karrierë të suksesshme duke përdorur aftësitë e tua në gjuhën gjermane!

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
8916
201
1740
7272