TERMI I REFERENCËS (TOR) EKSPERT / KOMPANI PËR IDENTIFIKIMIN E KOMPANIVE NGA KOMUNITETI ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTIAN PËR INDUSTRINË E NDËRTIMTARISË DHE NEVOJAT E TYRE
Ekspert / Kompani për Identifikimin e Kompanive nga komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptian në industrinë e ndërtimtarisë dhe Nevojat e Tyre. |
Prishtinë, 2024 |
Informacion i përgjithshëm:
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktualenë Prishtinë, është një organizatë jo-fitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovarepërmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është “Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.
Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe jetëgjatësia e pjesëtareve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim dhe në sferate tjera të jetës janë më të fuqizuara.
Dallimet mes etnive të ndryshme qe jetojne ne Kosove ndërlikon shume përvojat e individeve nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian në sektorin e ndërtimit. Gratë dhe të rinjtë nga këto komunitete, për shembull, mund të përballen me pengesa shtesë që ndikojnë në aksesin dhe mbajtjen e tyre në punët e ndërtimit. Si përmbledhje, konteksti për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e ndërtimit karakterizohet nga barriera sistematike, diskriminim dhe qasje të kufizuar në mundësitë formale të punësimit. Nje nder objektivat e projektit Drejtësisë Sociale per Romet,Ashkalit dhe Egjiptianet ne Kosove është edhe formalizimi I kompanive ndertimore qe vijn nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian.
Gjitheashtu synimi eshte qe kompanit nga keto tri komunitete te jene ekuvalent me tregun e punes ne fushen e ndertimit ne Kosove.
2. Arsyetimi i thirrjes:
Dallimet mes etnive të ndryshme qe jetojne ne Kosove ndërlikon shume përvojat e individëve nga rradhët e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian në sektorin e ndërtimit. Kompanit ndertimore te komunitetve rom, ashkali dhe egjiptian në sektorin e ndërtimit karakterizohen nga barriera sistematike, diskriminim dhe qasje të kufizuar në mundësitë formale të punësimit.
Nje nder objektivat e projektit Drejtësisë Sociale per Romet,Ashkalit dhe Egjiptianet ne Kosove është edhe formalizimi dhe fuqizimi I kompanive ndertimore qe vijn nga rradhet e komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian.
Gjitheashtu synimi eshte qe kompanit nga keto tri komunitete te jene ekuvalent me tregun e punes ne fushen e ndertimit ne Kosove.
Identifikimi i kompanive ndërtimore nga komuniteti Rom,Ashkali dhe Egjiptian dhe nevojave të tyre specifike është një hap vendimtar drejt promovimit të përfshirjes ekonomike dhe fuqizimit të këtyre komuniteteve të margjinalizuara.
3. Objektivat specifike:
4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore:
Ofertuesi duhet të ofrojë çmimin për një ditë pune dhe numrin maksimal të ditëve të nevojshme për identifikimin e kompanive ndërtimore të komuniteteve rom,ashkali dhe egjiptian dhe nevojat e tyre për të qen të konkurushëm në tregun e punës në ndërtimtari në të gjithë teritorin e Kosoves dhe më gjërë
4.1 Punëmarrësi do të jetë përgjegjës:
Identifikimin dhe zhvillimin e anketave/ hulumtimeve gjithëpërfshirës për të identifikuar bizneset në industrinë e ndërtimtarisë në pronësi të komuniteteve romë, ashkalinje dhe egjiptianë;
4.2 Organizata do të jetë përgjegjëse per:
5. Detyrat dhe metodologjia:
Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategji të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.
Eksperti/kompani pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për qasje në fonde publike në industrinë e ndërtimtarisë, intervistave, etj.
Ndonjë metodë tjetër e rekomanduar nga eksperti- kompania është gjithashtu e pranueshme.
Procesi duhettë ndjekë hapate mëposhtëm:
Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.
Faza fillestare: Nenshkrimi i marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e mostres.Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra(deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë me stafin kryesor të projektit, dhe me palët e interesit.
Eksperti do të bëjë prezentimin e gjetjeve kryesore dhe konkluzionet e para duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës. Pas finalizimit të raportit në bashkëpunim me organizatën do të organizohën tryeza për të prezantuar raportin tek instutucionet relevante dhe vendimarrëse.
6 Produkti :
7. Plani dhe buxheti :
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës Dhjetor 2024 deri me Janar 2025.
8.Kriteret e përzgjedhjes :
9 Dokumentacioni i kërkuar /kushtet për aplikim:
10. Kushte të përgjithshme:
11. Mënyra e aplikimit:
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]
Ju lutemi shkruani subjektin e thirrjes!
Marrja në shqyrtim dhe vlerësimi i aplikimeve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara në specifikimet e ofertës dhe kushtet për aplikim.
Afati i fundit për aplikim është deri më datë 05/12/2024
Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.