FTESË PËR KUOTIM ÇMIMESH (FKÇ): Furnizim me 2 Vetura
6 ditë
Community Development Fund
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi
Ref: CDF/HIV/TB/022/2024
4 Dhjetor 2024
SHPALLJE
FTESË PËR KUOTIM ÇMIMESH (FKÇ)
Furnizim me 2 Vetura
Fondi për Zhvillimin Komunitar (CDF), me grant të pranuar nga Fondi Global udhëheq implementimin e projektit “Fuqizim të kontrollit të HIV/TB’së në Kosovë QNA-C-CDF-2683”.
CDF fton ofertuesit e kualifikuar që të paraqesin ofertat e tyre lidhur me “Furnizim me 2 Vetura” për Fondin për Zhvillim Komunitar - Njësia për Menaxhimin e Projektit për TB/HIV në Prishtinë.
Prokurimi do të bëhet përmes procedurave konkurruese të tenderit të specifikuara në
udhëzuesin e prokurimit të CDF.
Dosja e plotë e dokumenteve të tenderit mund të mirret nga ofertuesit e interesuar pas paraqitjes së kërkesës në email adresen e shënuar më poshtë.
Ofertat e kompletuara do të dorëzohen në email adresën: [email protected] , para ose me datën 10.12.2024 në orën 12:00. Ofertat e dorëzuara pas afatit të dorëzimit do të refuzohen.