Punëtor në prodhim (2), Kopshtar/ Pastrues i mbetjeve nga prodhimi (1), Agjent merchandiser ne terenin e Prishtines (1), Agjent / merchandiser ne terenin e Prishtines (1), Shites ambulantiv (1), Merchandiser (2)
15 ditë
Koral Corporation
Fushë Kosovë Prishtinë
Shitje Te tjera
Përshkrimi

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merret me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg. Kompania Koral Corporation operon nga vitit 2004 me pakicë dhe shumicë

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

  • Punëtor në prodhim (2)
  • Kopshtar/ Pastrues i mbetjeve nga prodhimi (1)
  • Agjent / merchandiser ne terenin e Prishtines (1)
  • Shites ambulantiv (1)
  • Merchandiser (2)

Pozita : Punëtor në prodhim (2)

Detyrat/përgjegjësitë/kualifikimet:

  • Kryen punë të ndryshme brenda sektorit të prodhimit.
  • Përvojë e mëparshme në koordinimin e proceseve ose role të ngjashme në prodhim.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipet.

Pozita: Kopshtar/ Pastrues i mbetjeve nga prodhimi (1)

Detyrat/ përgjegjësitë - kualifikimet:

  • Bartësi i vendit të punës merret me rregullimin e oborrit para, prapa dhe rreth objekteve të kompanisë;
  • Bën mbledhjen, presimin dhe ngarkimin e kontejnerit me mbetjet nga procesi i prodhimit;
  • Ben pastrimin e korridoreve në kompleksin e depove;
  • Riparon paletat e dëmtuara;
  • Kryen edhe punë tjera fizike sipas nevojave të kompanisë;
  • Duhet të ketë së paku shkollim fillor;
  • Të jetë fleksibël për punët dhe orarin e punës sipas nevojave të kompanisë;

Pozita : Agjent - merchandiser ne terenin e Prishtines (1)

Detyrat dhe pergjegjësit :

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Pergjegjes per mirembajtje te produkteve ne market dhe zbatimin e standardeve te mercshendasingut te kompanise ,mirembajtjen e pozitave ,ballinave
  • Menaxhimin e materialit reklamuese sebashku me mbikqyresin ( raftet,woblerat,postera)
  • Percjell afatet e produkteve
  • Saktesi ne raportime

Kualifikimet e kerkuara :

  • Kandidatët duhet të diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune

Pozita: Shitës ambulantiv (1)

  • Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Konkursi zgjat prej 05.12.2024 deri 05.01.2025

Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] dhe [email protected]

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!

 

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7396