Anëtar të Bordit të përkohshëm të Ndërmarrjes Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë (5)
16 ditë
Agjencia Kosovare e Privatizimit
Shtërpcë
Te tjera
Përshkrimi

Bazuar në Ligjin e AKP-së Nr.04/L-034 dhe Nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L – 212, Agjencia Kosovare e Privatizimit shpall konkurs për:

Anëtar të Bordit të përkohshëm të Ndërmarrjes Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë

(5 Pozita) / nr. i referencës 02/2024

Personat që përzgjidhen për Anëtarë të Bordit të përkohshëm të NSH “Inex Sharr Planina” në Brezovicë ndër të tjera duhet të ketë:

  • Diplomë të nivelit universitar në ekonomi, financa, administrim biznesi, menaxhim, juridik apo përgatitje tjetër përkatëse. Diploma post diplomike e nivelit master është përparësi;
  • Të paktën 5 vite përvojë punë përkatëse profesionale në sektorin privat apo publik duke përfshirë 3 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse;
  • Aftësi për të marrë vendime të vështira, nën presion dhe në përgjithësi të ketë aftësi dhe përvojë për të punuar në ambient të proceseve të ndërlikuara dhe aftësitë të orientohen kah rezultatet;
  • Aftësi të shkëlqyeshme udhëheqëse, organizative, komunikimi dhe aftësi negocimi;
  • Aftësi për të motivuar dhe mobilizuar personelin lidhur me misionin dhe qëllimet e ndërmarrjes;
  • Të ketë integritet të lartë moral dhe t’i përmbahet standardeve të larta të etikës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme ndër personale dhe aftësi në zgjidhjen e konflikteve;
  • Njohuri të rrjedhshme në të folur dhe në të shkruar në njërën nga gjuhët zyrtare, njohja e gjuhës angleze është përparësi.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive në një mjedis multietnik dhe multikulturor;
  • Njohuri të shkëlqyeshme në aplikacionet e Microsoft Office.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit të Përkohshëm Menaxhues të Ndërmarrjes

  • Tё përcaktoj misionin dhe qëllimin e Ndërmarrjes;
  • Ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme dhe rigoroze, në veçanti të veprimtarisë së ndërmarrjes dhe zyrtarëve të saj;
  • Tё shqyrtoj dhe aprovoj planin e biznesit tё Ndërmarrjes Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovicë dhe ta dërgoj atë për miratim final nga Menaxhmenti i AKP-së;
  • T’i rishikoj rreziqet kryesore nё biznes, tё sigurohet qe janë tё vendosura menaxhimi i rrezikut dhe kontrolli dhe t’i rishikoj nё baza tё rregullta;
  • Tё aprovoj dhe monitoroj pajtueshmërinë e aktiviteteve të ndërmarrjes me ligjet e aplikueshme dhe me aktet tjera normative të Ndërmarrjes;
  • Tё aprovoj buxhetin vjetor tё Ndërmarrjes dhe tё monitoroj rezultatet;
  • Tё siguroj burime tё mjaftueshme për operimet e Ndërmarrjes;
  • Tё inkurajoj dhe ruaj linjat e hapura tё komunikimit;
  • Tё monitoroj dhe vlerësoj performancën e Drejtorit Menaxhues të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë;
  • Tё mbaj përgjegjës Drejtorin Menaxhues të Ndërmarrjes;
  • Tё zgjeroj imazhin e Ndërmarrjes;
  • Tё vlerësoj performancën e Ndërmarrjes;
  • Tё raportoj tek Agjencia Kosovare e Privatizimit për performancën e ndërmarrjes dhe pajtueshmërinë me kërkesat ligjore;
  • Tё marr vendime lidhur me rekomandimet e Drejtorit Menaxhues të Ndërmarrjes për blerjet qe nevojiten për mirëmbajtjen e aktivitetit afarist të Ndërmarrjes ne pajtim me Rregulloren e Prokurimit për Ndërmarrjet Shoqërore;
  • Tё marr vendime për propozimet për qiradhëniet apo të vendos mbi mënyrën e shfrytëzimit të aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme të ndërmarrjes si dhe për aktivitete tjera të Ndërmarrjes;
  • Tё dorëzoj raporte mujore apo me të shpeshta ne AKP duke përfshirë raporte mbi aktivitetet e zhvilluara ne Ndërmarrje si dhe për performancën e ndërmarrjes dhe pajtueshmërinë me kërkesat ligjore;
  • Bordi duhet gjithmonë tё marr vendime nё mënyrë objektive, për interesat me tё mira tё Ndërmarrjes;
  • Drejtoret e Bordit të Përkohshëm kanë pёrgjegjёsinё themelore për Ndërmarrjen dhe arritjen e suksesshme tё objektivave tё saj;
  • Kur bëhet thirrje për ndonjë ndryshim strategjik, roli i Bordit është të angazhohet të udhëheqë dhe të përgatisë afarizmin si një ekip e bashkuar dhe të kërkoj nga AKP-ja aprovimin e atyre ndryshimeve.

Kohëzgjatja e mandatit:

Mandati i anëtarëve te Bordit te Përkohshëm Menaxhues të NSH Inex Sharr Planina ne Brezovice është një (1) vjeçar.

Afati për paraqitjen e dokumentacionit është 15 ditë kalendarike nga dita/data e publikimit të konkursit.

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme:

Aplikacioni i punësimit ose CV;

Letër Motivuese;

Dëshmi të kualifikimeve shkollore;

Dëshmi mbi përvojën e punës;

Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se (6) muaj nga data e lëshimit.

Dokumentin e identifikimit të lëshuar nga MPB e Republikës së Kosovës.

Dokumentet e kërkuara më lartë i dërgoni në e-mail adresën: [email protected]

Titulli i e-mailit tuaj duhet të përmbajë pozitën dhe numrin e referencës për të cilën ju aplikoni.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komuniteti jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e administratës publike qendrore dhe lokale.

Dokumentet e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacioni dhe dokumentacioni i pakompletuar do të refuzohet.

Ne i falënderojmë të gjithë kandidatët për aplikim, por vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7396