KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS INTERLAB KS L.L.C
Për arsye të zgjerimit të vazhdueshëm të shërbimeve tona Intelab, hap pozita të reja të punës:
Institucioni: Interlab
Titulli i vendit të punës: Infermier në teren
Vende të lira të punës : 1
Titulli i vendit të punës: Laborant/e
Vende të lira të punës : 4
Lokacioni : Prishtinë, Rr. Muharrem Fejza dhe Ulpianë, Rr.Motrat Qiriazi.
Detyrat kryesore të punës:
- Gatishmëri e plotë për ofrim të shërbimeve shëndetësore.
- Të ketë njohuri në metodat dhe kujdesin ndaj pacientit.
- Aftësi dhe shkathtësi profesionale.
- Aftësi në përdorimin e pajisjeve mjekësore.
- Njohja e punës me pajisje elektronike dhe programe kompjuterike.
Aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare në Infermieri, diplomë universitare Laborant, diplomë e shkollës së mesme të Mjekësisë.
- Lisencë e vlefshme nga Ministria e Shëndetësisë.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe organizimit.
- Shkathtësi të mira në punën ekipore.
- Të jetë e familjarizuar në qasjen multidiciplinare.
- Njohuri të gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Përvojë paraprake e punës përbën përparësi.
- Njohja e punës me aparatura mjekësore laboratorike ( për pozicionin laborant/e)
- Aftësi për të punuar nën presion të kohës dhe për t’i respektuar afatet kohore.
Si të aplikoni:
Kandidatët e interesuar për këtë pozitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në email:
[email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 21 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 10.12.2024 – 31.12.2024