Ftesë për Tender: Furnizimi, Transporti dhe Montimi i Inventarit për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kosovë
20 ditë
AQH Project
Prishtinë
Te tjera
Përshkrimi

Ftesë për Tender

17.12.2024

Referencë: ITT/AQH/2024/007

Instituti Zviceran për Shëndetin Publik dhe Tropikal (TPH Zviceran) - Zyra në Kosovë

Projekti: Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH)

Instituti Zviceran i Shëndetit Publik (TPH), përmes zyrës së tij në Kosovë, po zbaton projektin "Accessible Quality Health Care" (AQH) për të përmirësuar shëndetin e popullatës në Kosovë përmes përsosmërisë në kërkime, shërbime, mësimdhënie dhe trajnime..

Projekti i Kujdesit Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësorë (AQH) në Kosovë fton kompanitë e kualifikuara që të dorëzojnë oferta për shërbimet e mëposhtme:

“Furnizimi, Transporti dhe Montimi i Inventarit për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kosovë”.

Kompanitë e interesuara mund të kërkojnë dokumentet e tenderit duke kontaktuar Zyrën e Projektit AQH në Prishtinë, Kosovë, në adresën e mëposhtme të emailit: [email protected] . Dokumentet e kërkuara të tenderit do të dërgohen në mënyrë elektronike.

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është i përfshirë në dosjen e tenderit.

Afati i dorëzimit të ofertave:
Data: 10 janar 2025, deri në orën 11:00 (koha e Kosovës)
Adresa: Rr. Tiranë, Prime Residence, C 4/3, Hyrja D, Kati 6, Banesat Nr 16, 17 & 18, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Udhëzimet e dorëzimit: Ofertat duhet të dorëzohen në kopje të shtypur (një origjinal dhe dy kopje, plus një disk USB ose CD) në një zarf të mbyllur në Zyrën e Projektit AQH.

Për informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni Zyrën e Projektit AQH në: [email protected]

Projekti SWISS TPH/AQH

Abonohu dhe prano konkurset çdo ditë !

Po kërkon punë?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të aplikosh në shpalljet e publikuara

Regjistrohu
Po kërkoni punëtor?

Atëherë regjistrohu dhe fillo të publikosh shpalljet tuaja të punës

Regjistrohu
Shkarko aplikacionet mobile për një eksperiencë më të mirë dhe njoftohu në kohë reale për shpalljet e fundit të punës
9172
172
1763
7396