Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për
pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Ministriae Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit - Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve shpall:
Konkurs
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Emri i grupit: Grupi i shkencave shoqërore
Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë për Monitorimin e Institucioneve pas Akreditimit
Klasa e pozitës: Profesional 1
Koeficienti/Paga: 5.7
Nr. i kërkuar: 1
Kohëzgjatja e emërimit : Emërim me afat të pacaktuar
Data e njoftimit: 27/12/2024
Afati për aplikim: 28/12/2024 - 26/01/2025
Institucioni: Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit - Autoriteti Kombëtari Kualifikimeve
Departamenti :Zyra e Drejtorit të AKK-së
Divizioni
Vendi i punës: Prishtinë
Nr. i Referencës : RN00016226
Kodi : RPC0009765
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
- Harton planet e punës në pajtim me Drejtorin e AKK për zbatimin e detyrave të punës dhe jep rekomandime
- lidhur me realizimin objektivave në fushën e monitorimit
- Kontribuon në zhvillimin e instrumenteve të nevojshme profesionale për procesin monitorues
- Raporton në baza te rregullta periodike për rezultatet dhe të gjeturat nga procesi monitorues
- Planifikon dhe realizon vizita tek IAAP e akredituara me dhe pa paralajmërim siç është përcaktuar me ligj
- Harton raporte te rregullta dhe periodike dhe udhëzues rreth procesit të monitorimit
- Zhvillon aktivitete trajnuese rreth procedurave të monitorimit dhe sigurimit të cilësisë
- Siguron dhe vlerësonqë IAAP janë duke zbatuarkriteret dhe procedurat e kërkuar nga AKK me statusin e akreditimit
- Rekomandon masa në bazë të konstatimeve dhe fakteve të verifikuara gjatë procesit të monitorimit
- Kryen detyra tjera – në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse, të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
- Të ketë arsimin,përvojën e punësprofesionale dhe/apo aftësitëe kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
- Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale
- Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor).
- Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
- Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojëpune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
- Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
- Nivel të lartëtë njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
- Njohuri lidhur me sistemin arsimor ne Republikën e Kosovës vecmas Arsimin dhe Aftesimin Profesional.
- Njohuri lidhur me funksionin dhe rolin e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe procesin e monitorimit.
- Njohuri për legjislacionin e fushës arsimore, vecmas Ligjin për Kualifikimet Kombëtare.
- Njohuri për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.
- Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
- Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
- Aftësi për të bërë gjykimeprofesionale të pavaruradhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
- Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
- Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
- Kopjen e diplomëstë kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimoretë Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
- Kopjet e dëshmisësë punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatësi punësimit për përvojën e punës,që përcakton pozitëne punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal. Përvoja e punës, e cila deklarohet sipas kushteve të konkursit, e fituar në një shtet tjetër, dëshmohet përmes dëshmisë së përkthyer mbi përvojën e punës së lëshuar nga organi kompetent i atij shteti,apo përmes dëshmisë së përkthyer dhe noterizuar të përvojës të lëshuar nga punëdhënësi përkatës.
- Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit.
- Kopjet e dokumenteve tjera që provojnëplotësimin e kushtevepër aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
- Certifikatë mbi dënimetpenale origjinale e lëshuar nga gjykata përmessë cilës dëshmohet se nuk ështëi/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
- Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
- Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
- Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Kanidatët që janë të punësuar apo kanë qenë të punësuar në institucione publike).
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
- Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 10/02/2025, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )
Kriteret specifike shtesë
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
- Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
- Intervista – maksimumi 30 pikë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
Mënyra e aplikimit
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
- Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurëdo të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.
Të dhëna shtesë:
- Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues,njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personatme aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen